Klevis Balliu, Sekeretarit Organizativ i PD, i ka mëshuar me forcë sot nevojës për të kthyer politikën e vendit në normalitet, ku të diskutohen dhe trajtohen problemet thelbësore të ekonomisë që e shqetësojnë qytetarin. Kjo deklaratë u përforcua pasi në emision u dha lajmin se mëngjesin e sotëm u arrestua ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.
“Ne duhet të kthehemi në normalitet, - theksoi Balliu në studion e Kafe Shqetos sot. - Mendoni dot ju sot një diskutim ekonomik në parlament?! Sa kohë kemi?! Kemi të paktën 10 vjet që nuk shohim një diskutim real për ekonominë, për financat apo për çështje thelbësore të rëndësishme që mbahet shteti.
Ne kemi dhjetë vjet që dëgjojmë fjalim kur vjen kryeministri, dy orë, që shan opozitën- “Kadriu, media-Kadri, kazani, ky hajduti 2 metra, hajduti 2 centimetra”!!! Domethënë ka kohë që nuk ka më politikë dhe si rrjedhojë, vjen shkatërrimi i ekonomisë dhe janë politikat ato që prodhojnë një ekonomi, herë të mirë, herë të keqe, por që në debatet parlamentare, në komisionet e ekonomisë, në komisionet e ligjeve, ato më pas përmirësohen dhe kjo ndodh në një shtet normal.
Problemi është se sot në Shqipëri ne nuk kemi një shtet normal!
Unë ndiej keqardhje të madhe, po është e tmerrshme që kemi nëpër studio analistë të njohur (kam respekt për botimet e tyre, dijen e tyre) por të dalësh në televizor dhe të thuash që ekonomia mbahet nga droga dhe jo çdo trafikant duhet arrestuar, është e tmerrshme ta thuash! Vetëm në Shqipëri ndodh kjo.”
Pas lajmit për arrestimin e ish-ministrit socialist Ilir Beqaj gjatë emisionit, Balliu bëri këtë përshkrim:
“Ishte deputet, bëri atë kompani dhe vidhte me të si deputet në shkelje të ligjit! U bë ministër, vidhte përsëri me koncesione të tmerrshme, të frikshme! Hapi dhe farmacitë e veta. Pastaj shkoi tek kjo Agjencia që u krijua për të dhe prapë vjedh me fondet e BE-së.
Ky e kishte vjedhjen sëmundje! Ky ishte nga ata që shkonte në lokal dhe vidhte sheqerin e vogël. Ky e ka sëmundje vjedhjen dhe këta e kanë të gjithë këtë. Rilindja përfaqësohet me këta dhe prandaj e donte Rama këtë.
Ai që thoshte jo dy metra, jo tre metra në këtë shtatëmetërshin! Ku do ta fusë? Se ky e ka sjellë në PS, ky e ka sjellë në qeveri, ky e ka sjellë në parlament. Ku do ta fusë Edi Rama këtë 7 metër hajdut?!
Ndërkohë që kemi përballë këto institucione dhe dramën njerëzorë të atij zotërisë që i dha fund jetës prej drejtësisë!
Aty SPAK duhet të arrestojë vetveten! Duhet të arrestojë vetveten! E kuptoni ku jemi? Kemi këtë kolosin e hajdutërisë dhe dramën njerëzore të shoqërisë!