Balliu: Beqaj e kishte sëmundje, vidhte sheqerin në lokal

E Enjte, 04 July 2024 10:50
 
 

I ftuar në emisionin KAFE SHQETO në SYRI TV ishte shefi i organizimit në PD, Klevis Balliu. i cili ka komentuar gjatë bisedës në studio me gazetarin Flavio Qarri arrestimin mëngjesin e sotëm të ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Klevis Balliu: Kur ishte deputet, mori një kompani dhe si deputet prapë abuzoi. Pastaj e bënë ministër, shpiku koncesione të frikshme, të tmerrshme, tani ishte deputet, bëri atë kompani, vidhte me atë kompani si deputet në shkelje të ligjit. 

U bë ministër dhe vidhte përsëri me koncesione të tmerrshme, të frikshme, hapi edhe farmacitë e veta.  

Pastaj shkoi te kjo agjencia që u krijua për të. Prapë atje vjedh me fondet e BE. 

Ky e kishte vjedhjen sëmundje. Ky ishte nga ata që shkonte në lokal dhe vidhte sheqerin e vogël. Ky e ka sëmundje vjedhjen dhe këta e kanë të gjithë këtë. Rilindja përfaqësohet me këta dhe prandaj e donte Rama këtë. Tani ai që thoshte jo dy metra, jo tre metra. Me këtë 7-metërishin ku do ta fusish? Se ky e ka sjellë në PS, ky e ka sjellë në qeveri. Ky e ka sjellë në parlament. Ku do ta fusë Edi Rama këtë 7 metër hajdut? 

Modifikuar më E Enjte, 04 July 2024 10:54
Login to post comments