Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja: Mos më pyesni për çështjet e drejtësisë

E Enjte, 04 July 2024 10:54
 

Para nisjes së seancës plenare, gazetarët u kanë vënë mikrofonët mimnistrave dhe deputetëve të Partisë Socialiste në oborrin e Kuvendit për t’i pyetur rreth arrestimit të ish-ministrit Ilir Beqaj, i cili akuzohet për abuzimin me fondet e Bashkimit Europian.

Pjesa më e madhe e tyre kyçën gojën para gazetarëve, teksa përgjigjen më epike e ka dhënë Ulsi Manja, i cili teksa mban postin e Ministrit të Drejtësisë, u kërkon gazetarëve të mos e pyesin për çështjet e drejtësisë.

“Nuk pyetet politikani për çështjet e derejtësisë.” – tha ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.

Gjithashtu, ka folur edhe deputeti Erion Braçe, i cili tha se reforma në drejtësi për këtë gjë u bë, që kush shkel ligjin do të duhet të ndëshkohet.

“Me thënë të drejtën kam parë këto lajmet e para, do duhet të kemi informacion më tepër. Videot me pranga në duar nuk bëjnë argument. Duhet të shohim një informacion më të detajuar. Përtej kësaj, reforma në drejtësi për këtë u bë, ne reference të provave dhe fakteve ndaj çdo individi pavarësisht fuqisë politike qe ka. Ajo që dua të them është se ende nuk ka asnjë përgjegjës për “21 Janarin”, për “Gërdecin” kur janë vrarë njerëz dhe nuk janë vjedhur vetëm lek. Cilido që abuzon me ligjin, rruga është e hapur. Në momentin që ka implikime në lidhje me fondet duhen parë shumë seriozisht e të  përmbushim detyrimet që BE vendos për fondet e veta. PS duhet të mbaj një përgjegjësi morale dhe po mban. Kur paraqitemi para një gare elektorale, secili do marri kosto.”, u shpreh Braçe.

Modifikuar më E Enjte, 04 July 2024 10:56
Login to post comments