Arrestimi i Beqajt me shokë/ BKH, kontrolle në biznese dhe banesat e të prangosurve

E Enjte, 04 July 2024 16:15
 

Mëngjesin e sotëm u arrestua ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, në lidhje me fondet e SASPAC.

Policia dhe BKH aktualisht po kryejnë kontrolle në agjencinë e BE të  fondeve, SASPAC. Kontrolle po bëhen gjithashtu në banesat e të arrestuarve dhe zyrat e tyre. 

Agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), të shoqëruar me efektivë policie, mbërritën mëngjesin e kësaj të enjteje në zyra të kompanive private në rrugën “Themistokli Gërmenji” ku dyshohet se janë prerë fatura fiktive në dëm të donatorëve evropianë.

Mësohet se pas arrestimit të ish-ministrit të Drejtësisë, SPAK do të sekuestrojë të gjitha praktikat financiare të kompanive të ndryshme.

Veç Beqajt kanë rënë në pranga edhe dy persona të tjerë, teksa janë dhënë edhe masa të arrestit në shtëpi dhe detyrim paraqitje.

Mësohet se edhe Bjona Ziaj, konsulente financiare, është e përfshirë në skemën e faturave fiktive.

Masat e sigurisë janë ekzekutuar për të gjithë, veç Gazment Haxhisë, i cili rezulton jashtë shtetit.

Arrest në burg

Ilir Beqaj

Ermal Kurtulaj

Alfred Nikollaj

Arrest në shtëpi

Gazmend Haxhia

Elton Marini

Detyrim paraqitjeje

Bledar Leka

Bjona Zijaj

 
 
Login to post comments