Si Veliaj mbështeti biznesmenin dhe drejtorin që janë në "sitën" e SPAK-ut

E Enjte, 04 July 2024 16:19
 

Të enjten, Gjykata e Posaçme me kërkesë të SPAK-ut lëshoi 7 masa sigurie, 3 "arrest me burg",  2 "arrest shtëpie" dhe 2 për kontrolle në banesa apo objekte, pas hetimeve për abuzimet me fondet e BE-së. 

Alfred Nikolla është një nga personat e arrestuar sot me urdhër të SPAK-ut, pas hetimeve për abuzimet me fondet e BE-së.Bashkë me të kanë rënë në prangat e policisë ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj dhe Ermal Kurtulaj.

Në arrest shtëpie janë lënë Gazmend Haxhiadhe Elton Marini, ndërsa janë kontrolluar banesat për dy persona të tjerë, Bledar Leka dhe Bjona Zijaj. 

Urdhër-arrestet janë firmosur nga prokurorja Elida Kaçkini ndërkohë që vendimi për ekzekutimin e tyre është marrë nga gjyqtarja, Rudina Palloi. 

Lidhja e Gazmend Haxhisë me Erion Veliajn dhe roli i  Alfred Nikollës

Gazmend Haxhia është administratori i Qendrës "Bonevet Tirana" dhe si drejtor në këtë qendër ka vendosur Alfred Nikollën. Të dy personat e mësipërm tashmë janë nën "sitën" e SPAK-ut. 

 

"Bonevet Tirana" është një qendër për fëmijët, të rinjtë dhe të rriturit, për të zbuluar talentet dhe interesat e tyre përmes trajnimeve.

Kjo qendër është hapur fillimisht në Gjakovë në vitin 2014 nga Fondacioni "UNË E DU KOSOVËN" që drejtohet nga Nita Xhiha dhe Vllaznim Xhiha, si organizatë joqeveritare. Në vitin 2017 u themelua qendra e dytë, "BONEVET Prishtina", e cila ka adaptuar konceptin e njëjtë të punës dhe programeve edukative. Në vitin 2019 është themeluar "BONEVET Kaçanik", në vitin 2021 "BONEVET Kamenica" dhe 2022 "BONEVET Mitrovica". 

Ndërsa "Bonevet Tirana" është hapur në tetor të 2018. Kjo qendër e biznesmenit Gazmend Haxhia, i cili zotëron një sërë biznesesh, është promovuar jo pak herë nga kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. 

Si Veliaj mbështeti biznesmenin dhe drejtorin që janë në
Erion Veliaj, Gazmend Haxhia, qendra "Bonevet"

Më shumë se 5 vite më parë, Veliaj, i cili nuk e kursen në asnjë moment propagandën, në aktivitetin e inaugurimit të qendrës tregoi gjithë mbështetjen e tij. Për kryebashkiakun Veliaj nisma të tilla do transformonin Shqipërinë. Ai u shpreh i hapur edhe për bashkëpunime mes bashkisë dhe kësaj qendre. 

Si Veliaj mbështeti biznesmenin dhe drejtorin që janë në
Veliaj teksa promovonte qendrën "Bonevet Tirana"

Madje ai promovoi këtë qendër si koncept të sipërmarrjeve private në Shqipëri, ku nënvizoi se nga një biznes primitiv i viteve ’90, i orientuar vetëm drejt fitimit, tashmë kemi një qendër në dobi të komunitetit. 

Si Veliaj mbështeti biznesmenin dhe drejtorin që janë në

Pra Veliaj ka mbështetur persona që janë nën hetim nga SPAK-u, apo të arrestuar, duke i promovuar dhe duke shkuar edhe në qendrën e tyre për t'i vizituar dhe për të treguar gjithë mbështetjen e Bashkisë Tiranë. 

Madje vizita e Veliajt në hapjen e qendrës është promovuar edhe nga disa media të Rilindjes. Sigurisht me porosi të kryebashkiakut. 

Theksojmë që shumë bashkëpunëtorë apo mbështetës të Veliajt ndodhen sot pas hekurave. CNA ka denoncuar më herët që Veliaj ka mbështetur me leje ndërtimi, drejtorët e tij të cilët sot ndodhen pas hekurave.

Login to post comments