Korrupsion me fondet e BE-së/ Beqaj para gjyqit, 4 akuza për ish-ministrin

Saturday, 06 July 2024 14:24
 

Në Gjykatën e Posaçme zhvillohet sot në orën 12:30 seanca për vlerësimin e masave të sigurisë për Ilir Beqajn dhe bashkëpunëtorët, nën akuzë për korrupsion me fondet e BE në SASPAC.

Seanca u shty për sot me kërkesë të avokatëve mbrojtës, të cilët kërkuan kohë për tu njohur me aktet hetimore. 

Do të jetë gjyqtarja Rudina Palloj që do të vlerësojë masat e sigurisë.

I vetmi që ka katër akuza është ish-ministri Ilir Beqaj ndaj të cilit SPAK ka ngritur akuzat e korrupsionit pasiv, mosdeklarimit dhe fshehjes së pasurisë, mashtrimit, dhe pabarazisë në tenderë. Ndërsa të proceduarit e tjerë akuzohen për korrupsion aktiv dhe pasiv si dhe për mashtrim.

Login to post comments