Sherri te Fakulteti Ekonomik/ Shefi i departamentit goditi vartësen e tij

Saturday, 06 July 2024 14:32
 

43-vjeçari Mirdaim Axhami ka përfunduar i arrestuar në Tiranë.

Ai dyshohet se ka goditur me grusht vartësen e tij, pedagogen Liljana Billa (Elmazi). 

Ngjarja, siç njofton policia, ka ndodhur për shkak të detyrës.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin Mirdaim Axhami, 43 vjeç, banues në Tiranë, pasi për shkak të detyrës, dyshohet se ka goditur me grusht vartësen e tij”, njoftoi policia.

Axhami është Shef Departamenti në Fakultetin Ekonomik të Tiranës. Ngjarja në fjalë u raportua fillimisht ditën e djeshme.

Të dy përfunduan në komisariat pas kallëzimit të pedagoges Billa.

Ajo ka pretenduar se Axhami e ka goditur. Ky i fundit ka pretenduar se thjesht e ka kapur për krahu.

Modifikuar më Saturday, 06 July 2024 19:16
Login to post comments