Berisha akuza Ramës dhe Qefalisë për 5 milion euro para publike

Diel, 07 July 2024 10:35
 

Kryedemokrati Sali Berisha gjatë fjalës së tij nga protesta e mbrëmjes së sotme ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.

Berisha tha se në muajt e fundit vëllai i kryeministrit, ka marrë me firmën e vëllait të vet, Edi hajdutit, 38 mijë metër katror tokë.

Ndërsa po ashtu, kryedemokrati bëri një akuzë të fortë, teksa tha se kompania e deputetit socialist Xhemal Qefalia, ka marrë vetëm nga Bashkia e Tiranës, 5 milionë euro.

“Miqtë e mi, me 11 korrik shqiptarët në këmbë sepse këta hajdutë po ndajnë njëri me tjetrin pasuritë tuaja, po ndajnë buxhetin tuaj.

Vetëm në këto muaj, Olsi Rama ka marrë me firmën e vëllait të vet, Edi hajdutit, 38 mijë metër katror tokë. 

Vetëm në këto muaj, kompania e Qefalisë ka marrë vetëm nga Bashkia e Tiranës, 5 milionë euro”, tha Berisha.

Kujtomë që më herët Partia Demokratike ka denoncuar administratorin e kompleksit sportiv “Dajti”, Kujtim Qefalinë, teksa u shpreh se përmes “kompanisë së tij mori miliona euro tendera e leje ndërtimi”.

Anëtari i Kryesisë së PD, Belind Këlliçi ka dalë sot në një deklaratë për shtyp ku me anë të një fotoje të ilustruar në ekran tha se Kujtim Qefalia, prej vitit 2007 vijon të jetë Administratori i Njësisë Administrative Dajt.

Demokrati tha se “Kujtim Qefalia në vitin 1999 themeloi kompaninë Qefalia sh.p.k, e cila sot mban emrin Dajti Park 2007 dhe po në vitin 2007“,sipas Këlliçit, “ai pasi u zgjodh kryetar komune, aksionet e kësaj kompanie i’a kaloi shtetasit Ylber Osman Kalaja“.

Pas zgjedhjes së Kujtim Qefalisë në krye të Komunës Dajt, kjo kompani filloi të lulëzonte duke përfituar mbi 4 leje ndërtimi në zonën e Freskut dhe Qesarakës, me firmën e vetë Kujtim Qefalisë, shton Këlliçi. Më tej ai vijon teksa thotë se në vitin 2016, administrator i kësaj kompanie emërohet vëllai i Kujtimit, Lulzim Qefalia.

Login to post comments