U arrestua se dhunoi kolegen, dalin mesazhet e pedagogut Mirdaim Axhami, si fyente kolegët në grup WhatsApp-i: Ma sill gruan ...

Diel, 07 July 2024 11:00
Një lajm i bujshëm është dhënë në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku është arrestuar përgjegjësi i departamentit në Fakultetin e Ekonomisë Mirdaim Axhami. Axhami u vu në pranga pasika dhunuar kolegen e tij dhe pedagogen Liljana Billa, të cilën e ka gjakosur në korridoret e fakultetit. 


Por pas kësaj ngjarje janë bërë publike disa mesazhe mes pedagogëve në Fakutetin e Ekonomisë, ku fyheshin dhe shaheshin me njëri-tjetrin. Në grupin "Çunat e FEUT", shihen mesazhet mes pedagogëve që ziheshin për projekte dhe fonde. Por këto zënka, shumë shpejt ka eskaluar në ofendime dhe mesazhe banale, duke përfshirë këtu dhe bashkëshortet e pedagogëve. 

 

Çfarë ka ndodhur? 

Një ngjarje e jashtë korrnizave të panoramës që duhet të ofrojë sistemi i arsimimit ka ndodhur në Fakultetin e Ekonomisë, ku përgjegjësi i departamentit ka goditur me grusht një pedagoge. Ka qenë pedagogia Liljana Billa që ka bërë kallëzim një ditë më parë në polici ndaj kolegut të saj. Shkak i sherrit dyshohet se janë bërë tezat e provimit ndërsa ngjarja ka ndodhur në ambientet e fakultetit.

Modifikuar më Diel, 07 July 2024 11:06
Login to post comments