PL reagon për Tunelin e Llogarasë, kërkon rishikimin e tarifës 5 €

Diel, 07 July 2024 15:32
 

Partia e Lirisë ka reaguar ndaj taksës prej 5 euro të vendosur nga qeveria për kalimin në tunelin e Llogarasë, pavarësisht se tuneli është ndërtuar me paratë e taksapaguesve shqiptarë.

Në një deklaratë për mediat, sekretarja per fuqizimin e gruas ne Partine e Lirisë, Ines Shehu kërkoi nga qeveria që të sqarojë se ku do të shkojë shuma e mbledhur nga kalimi I automjeteve në këtë tunel dhe kërkoi rishikimin e tarifës në varësi të fluksit dhe kostove të mirëmbajtjes.

Login to post comments