Malltezi: Banditët po shkatërrojnë edhe Drilonin, kanë hedhur inertet duke bllokuar burimet karstike...

Diel, 07 July 2024 15:35
 

Jamarbër Malltezi ka akuzuar rilindjen se po shkatërrojnë edhe Drilonin. Ai ka ndarë në faqen e tij në facebook mesazhin e një qytetari që tregon të vërtetat e hidhura mbi atë se çfarë po ndodh në zonën e Drilonit,

“Krim mjedisor pasi në këtë ekosistem të brishtë që furnizon liqenin me ujë të pastër kanë hedhur inertet duke bllokuar burimet karstike dhe mbledhur baltë”, shkruan Malltezi. 

Postimi:

Banditët po shkatërrojnë edhe Drilonin. Krim mjedisor pasi në këtë ekosistem të brishtë që furnizon liqenin me ujë të pastër kanë hedhur inertet duke bllokuar burimet karstike dhe mbledhur baltë. Dëmin që bënë komunistët në vitet 70 në liqenin e Prespës së Vogel (duke marrë Ujë me baltë nga Devolli për ta përdor si rezervuar të rëndomtë por që taposi me baltë burimet karstike natyrore dhe e ktheu në kënetë me kallamishte) po e bëjnë në Drilon në ditët e sotme. Trishtim!

“Zoti Malltezi shiko krimin mjedisor që i është bërë Drilonit nga Z. Xhakoja dhe AADF e famshme që është veç për suvatime. Kanë hedhur inerte në burimet e Drilonit dhe uji atje është bërë si pellg ose më saktë si kënetë. Investimi i vetëm disa stola si pllakë varri dhe urat nga dru me lule që ishin janë bërë metal i ndryshkur. Por ka akoma, janë prerë pafund pemë nga ato që binin nëpër ujë. Një maskarallëk. Plehra madje dhe bretkosat kanë nisur të shtohen. Trishtim”.

 
 
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...