Tjetër skandal/ Këshilltari gjeorgjian i Ramës, i dënuar për dhunë ndaj opozitarëve dhe mbyllje televizionesh

Hënë, 08 July 2024 10:28
 

Një tjetër këshilltar i huaj i kryeministrit shqiptar Edi Rama është i implikuar në një skandal të rëndë në vendin e tij.

Pas rastit të gjeneralit rumun të shërbimeve sekrete, Florian Coldea, del në dritë një tjetër skandal.

Këtë herë në qendër është këshilltari gjeorgjian i Edi Ramës, Zurab Adeishvili.

Sipas medieve të këtij vendi, Adeishvili ka këshilluar kryeministrin Edi Rama duke nisur nga viti 2014.

Por ndërkohë, në vendin e tij ai është dënuar me burg për disa krime të rënda dhe ndodhet në arrati.

Adeishvili, që ka qenë ministër i Drejtësisë i Gjeorgjisë dhe për një periudhë edhe kryeprokuror, e ka këshilluar Edi Ramën për çështjen e reformave.

Përpara tre vitesh, Adeishvili është dënuar në mungesë për disa krime të rënda, mes të tjerash për rrëmbimin e politikanit opozitar Koba Davitashvili.

Më 20 janar, Adeishvili u gjet fajtor për rrëmbimin dhe dhunimin barbar të politikanit të opozitës.

Po ashtu, ai u gjet fajtor për torturë ndaj të burgosurve.

Në një rast tjetër flagrant, Adeishvili u gjet fajtor për mbylljen e një televizioni të quajtur Iberia TV.

Ai u dënua edhe pse çoi një bankë drejt falimentimit dhe për konfiskimin e paligjshëm të një fabrike të prodhimit të verës.

Para disa muajsh, Gjeorgjia kërkoi ekstradimin e këshilltarit të Edi Ramës nga Holanda.

Image

Login to post comments