Protesta e 11 korrikut/ Berisha mesazh strukturave: 3 ditët e ardhshme janë...

Hënë, 08 July 2024 12:24
 

Kryetari i PD, Sali Berisha, u është drejtuar strukturave të partisë në lidhje me protestën e 11 korrikut.

Në një porosi të dërguar drejtuesve dhe të zgjedhurve të të gjitha niveleve dhe të gjithë anëtarëve dhe mbështetësve të Partisë Demokratike, ai u shpreh se 11 korriku duhet të jetë protesta më e madhe që ka njohur ndonjëherë kryeqyteti.  

Berisha thekson se duhet bërë gjithçka është e mundur për mobilizimin e çdo anëtari e simpatizanti të PD.

Mesazhi i plotë

Pëshëndetje!

Tre ditët e ardhshme janë vendimtare për suksesin e protestës te 11 korrikut, e cila ka një rëndësi të jashtëzakonshme për opozitën. Ajo duhet me çdo kusht të jetë protesta më e madhe dhe më e fuqishme që ka njohur Tirana deri sot!

Ndaj është jetike që në këtë hark të shkurtër kohor të bëni gjithçka për mobilizimin më të paparë, për të garantuar pjesëmarrjen e çdo anëtari dhe antareje, mbështetësi dhe mbështetëse të PD në protestën e 11 korrikut.

Me 11 korrik, ne demokratet dhe demokratët edhe mbështetësit tanë duhet të dëshmojmë para shqiptarëve dhe botës se ne jemi shumica politike e vendit, e gatshme për çdo betejë, për çdo fitore!

O sot o kurrë!

Me 11 korrik të gjithë në Tiranë! Fitore!

Sali Berisha.

Login to post comments