Meta nga Fieri: Partia e Lirisë mbështet çdo protestë kundër këtij narkoshteti që ka varfëruar vendin

Tuesday, 09 July 2024 21:19
 

''Partia e Lirisë mbështet çdo protestë kundër këtij narkoshteti që ka varfëruar vendin dhe ka shkatërruar shtresën e mesme''. 

Kështu është shprehur në një prononcim për mediat nga Fieri, Kreu i Partisë, Ilir Meta, duke lënë të nënkuptohet se do të jetë në krah të opozitës në 11 Korrik në protestën kombëtare

'Hapja e partisë është një prioritet tjetër i rëndësishëm' është shprehur Meta, si dhe njohja e 5 prioriteteve të rëndësishme të kësaj force politike, veçanërisht lufta kundër shpopullimit të vendit.

Këto deklarata, Meta i bëri nga Fieri në një takim me strukturat drejtuese të Partisë së Lirisë në Qarkun Fier, me fokus zbatimin e vendimeve të konventës historike të 27 prillit.

 
Login to post comments