Berisha: Shqiptarët betohen t’i japin përgjigje sojit të Edi Ramës, familjarëve të tij që si shushunja u thithin gjakun

Tuesday, 09 July 2024 21:20
 

Lideri i opozitës, Sali Berisha theksoi se në 11 korrik ora 20:00, shqiptarët do t’i japin përgjigje sojit të Edi Ramës.

‘Shqiptarët betohen t’i japin përgjigje sojit të Edi Ramës, familjarëve të tij që si shushunja u thithin gjakun’, tha Berisha në fjalën e tij gjatë tubimit qytetar te ‘Rruga e Shpresës’. 

Berisha: Miqtë e mi, tuneli i Llogarasë, iu them unë, njeriu që më shumë se çdo gjë në infrastrukturën e këtij vendi ka bërë rrugë dhe tunele dhe që për çdo kilometër rrugë dhe çdo metër tunel, përulem me nderim.

Por kurrë nuk përulem për kilometrin e rrugës që kushton 30 milionë euro, sepse është 30 milionë vjedhje.

Jo, jo kurrë nuk përulem për kilometrin e tunelit që kushton 2.2 herë më shtrenjtë se tuneli i Kërrabës dhe që pa gjetur një investim 45 mijë euro për banor, në një kohë kur tuneli i Kërrabës u shërben 2 milionë banorëve dhe jo 3 mijë banorëve.

Miqtë e mi, krimet e këtyre monstrave të kleptokracisë kanë kufi vetëm qiellin.

Urrejtja e tyre për qytetarët është urrejtja e kriminelit për viktimën.

11 korriku është betimi i shqiptarëve kundër kriminelëve në pushtet dhe bandave të tyre.

11 korriku është dita e shqiptarëve kundër armikut më të egër që ata kanë pasur Edvin Kristaq Rama, i cili mori pushtetin, i akuzuar në raportet e OSBE-së se ka fshehur në kontot offshore 200 milionë euro.

I cili ndërtoi sarajet e Surrelit 57 metra të gjata, në një kohë kur kishte të deklaruara gjithsej 3800 euro dhe 400 mijë lekë.

I cili ndërtoi sarajet me një kopsht 5 mijë metër katrorë, duke deklaruar se ma ka dhuruar Linda se e kishte blerë me 2 dollarë, në një kohë kur toka aty kushtonte minimumi 25-40 dollarë.

Edi Rama është armik i qenies së shqiptarëve.

Shqiptarët betohen të japin përgjigje sojit të tyre, familjarëve të tij, që si shushunja u thithin gjakun shqiptarëve.

Vëllait të tij, Olsi Rama, që me firmë të vëllaçko Edit, përvetëson 38 mijë metër katrorë tokë. Ky peshkaqen i pangopur, farë e keqe si kjo nuk ka pasur Shqipëria.

Thjeshtra, e cila shkel çdo kod dhe rregull dhe ka shkatërruar tregun e studiove urbanistike dhe arkitekturore të vendit.

Edi Rama mbrohet se ajo nuk është vajzë e shtëpisë, paçka se është fiks vajza e Lindës së tij.

Login to post comments