Dumani ka vështirësi me zbulimin e “krimeve intelektuale”

Hënë, 15 July 2024 18:14

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, ka shpikur një lloj të vështirë krimi për t’u hetuar, duke justifikuar vonesat e SPAK në çështjen e inceneratorëve, të cilën po e heton prej katër vitesh. Ai ka folur gjatë interpelancës në kuvend për “krimet intelektuale” të korrupsionit, ku ai që kryen shkeljen apo abuzimin ka aftësi edhe për të fshehur provat. 

“Krimet e korrupsionit janë krime intelektuale dhe prandaj janë të vështira për të gjetur provat nga prokurorët”, iu përgjigj ai një pyetjeje të shefit të grupit të PD, Gazmend Bardhi. Ky i fundit e pyeti shefin e SPAK se ç‘bëhet me inceneratorët, të cilët PD i ka denoncuar që në vitin 2020. Kaq e vështirë qenka kjo aferë kur dihet se në Tiranë nuk ka fare incenerator…

Dumani u justifikua se ai nuk ndërhyn dot në kompetencat e prokurorëve të veçantë, se ai ka bërë maksimumin duke lëshuar dy udhëzime, por pranoi se ka vonesa dhe këtu përdori konceptin e krimit intelektual, që është vështirë për t’u hetuar. Aty lindi dhe koncepti i “krimit intelektual” të korrupsionit, që kryhet nga njerëz të sofistikuar që vidhkan me stil, prandaj mëkati i tyre është i zorshëm për t’u hetuar. 

Tani nuk dihet se çfarë intelektualizmi ka të vjedhësh paratë pa ndërtuar asgjë, t’i japësh bonus një kompanie që nuk ekziston, të firmosësh si kryebashkiak për një gjë që i takon këshillit të bashkisë, apo të nënshkruash 17 procedura brenda një dite… Por sipas Dumanit, vonesa për të zbardhur këto kërkon një sforco intelektuale. 

Në fakt, gjatë raportimit, shefi i SPAK bëri një pasqyrë statistikash, lexoi pa ngritur sytë një raport ku flitej për përqindje, por refuzoi të përgjigjej, duke zgjedhur formulën “nuk komentoj”, “nuk flas për hetimin”. Këtë bëri kur duhej të fliste për krimet zgjedhore të 2021-shit, kur u pyet për agjentin rumun Koldea të lidhur me kartelin e Sinaloas, që ishte angazhuar nga Edi Rama si këshilltar, apo nëse i ka ndërhyrë kryeministri për të mbyllur hetimin për dosjen Xibraka.

Nëse e ndiqje seancën e pyetje- përgjigjeve ishte e vështirë të thuhet se çfarë vlere ka që ajo të transmetohet live për publikun, që nuk mori asnjë përgjigje për temat e mëdha që diskutohen në publik. Prandaj pyetja shtrohet: cila është vlefshmëria e këtyre seancave të raportimit, kur dihet që ato do të reduktohen në përgjigjen “Nuk mund të flas për këtë”. 

E vetmja risi që solli Altin Dumani në këtë seancë, qe risia e konceptit “krim intelektual”, që heronjtë e fëmijëve tanë nuk paskërkan aftësitë e duhura mendore për t’i zbuluar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: Dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit

Kronikë

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: Dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit

    Instituti i Mjekësisë Ligjore ka përfunduar ekspertimin mjeko-ligjor për 42-vjeçarin Egli Proga, i cili u rrah për vdekje më 10 gusht në një lokal në Pogradec. Në akt-ekspertim përshkruhen dëmtimet e...

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“

Politikë

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“, duke perfunduar specializimin 6 vjecar ne “Kardiologji e Mjekesi Interne”!Ne Gjermani mbas nje aktiviteti spitalor, studimi, impenjim e pune.Mbas nje aktiviteti te gjere...

Makina u afrua në lokal, njëri nga personat zbriti dhe…! Dinamika si ndodhi atentati në “Don Bosko”! Ja itinerari që ndoqën autorët! Shënjestra, banor i zonës

Politikë

Makina u afrua në lokal, njëri nga personat zbriti dhe…! Dinamika si ndodhi atentati në “Don Bosko”! Ja itinerari që ndoqën autorët! Shënjestra, banor i zonës

  Të tjera detaje janë zbardhur nga atentati me armë zjarri në zonën e “Don Boskos”, ku mbetën të plagosur Kastriot Elezi dhe u plagosu Ronaldo Metushi, ngjarje e ndodhur pasditen...