Leskaj pyet Dumanin: Sipas Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, Sali Berisha është i burgosur politik, po për ju...

Hënë, 15 July 2024 18:21
 

Gjatë seancës së ku raportuan në Parlament Prokurori i Përgjithshëm dhe kreu i SPAK, Altin Dumani, deputetët e opozitës kanë gozhduar me pyetje krerët e politikë të institucioneve të drejtësisë, Dumani është pyetur disa herë për çështje sensitive si korrupsioni me inceneratorët, arresti politik ndaj liderit të opozitës etj.

Por kreu i SPAK, përveçse ka bërë atë që bën përherë, shkeljeve të ligjit dhe Kushtetutës u përgjigjet me, “nuk flas dot se është sekret hetimor”, Altin lëshoi edhe një perlë të paparë kur tha se, vjedhjet me inceneratorët janë krime korruptive intelektuale ndaj nuk po i zbardhim dot. 

Deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leksaj ka pyetur Altin Dumanin drejtpërdrej në lidhje me arrestimin politik të liderit të opozitës, pasi i renditi atij kushtet kur një i arrestuar quhet i arrestuar politik.

Leskaj: Në dhjetor të 2023 ju ekzekutuat izolimin dhe arrestimin  e liderit të opozitës, Sali Berisha, mbi bazën e një kallëzimi të bërë nga ish-kreu i Grupit Parlamentar të PS, në vitin 2020, dhe mbi bazën e atij shantazhi publik që ju bëri kreu i PS, Edi Rama në kongresin e partisë në prill 2022 dhe në asamblenë e Partisë Socialiste në majt 2022, duke cituar shprehimisht që, “që hetoni Berishën, duke urdhëruar SPAK-un, se socialistëve po ju soset durimi dhe këtij Edi Ramës, d.m.th, Enverit të ri.

Në kallëzimin e tij, Balla pretendonte se toka e 5 familjeve të vjetra tiranase Begeja etj ishin shpronësuar, sipas tij, nga çfarë kam lexuar në media nga Jakemoni, në fakt duhet të ishte Jakomoni. Tani SPAK ka harxhuar energji, resurse njerëzore dhe hetuesit punuan me muja të tërë në arkivë të shteti… kanë kaluar 4 vjet dhe është vërtetuar katërcipërisht se Taulant Balla ka bërë kallëzim të rremë.

Akeni filluar ju një hetim për kallëzim të rremë ndaj Ballës dhe ta hetoni në gjendje të lirë?

Me tëj deputeti i PD i lexoi përkufizimin e perzonit që konsiderohet si i burgosur politik nga Ansambleja Parlamentare të Këshillit të Europës.

“Një person i privuar nga liria, trajtohet, konsiderohet si i burgosur politik:

Nëse arresti është vendosur në dhunim të një prej garancive themelore të përshkruara në konventën europiane të të drejtave të njeriut.
Nëse arresti u vendos për arsye të pastra politike, pa lidhje me ndonjë vepër penale
Nëse për arsye fort politike gjatësia e arrestit ose kushtet janë qartazi jashtë përmasave të veprës penale që personi gjendet fajtor ose i dyshuar.
Nëse për arsye fort politike, ai ose ajo është arrestuar në një mënyrë diskriminuese, krahasuar me persona të tjerë dhe nëse arresti është rezultat i proceduarave të cilat ishin qartazi të padrejta dhe kjo duket se lidhet me motivet politike të autoriteteve.

Në mendimin tim përsonal, Berisha i plotëson të gjitha këto kritere për t’u konsideruar i burgosur politik. Pyetja ime është për ju personalisht: Ju vetë si qytetar, si intelektual, si një prokuror me karrierë të gjatë…si e konsideroni zotin Berisha? E konsideroni si një të arrestuar që i përmbush kriteret për t’u quajtur i burgosur politik?"

Pasi pyetjeve, deputeti Leskaj i beri me dije Dumanit se a e kupton ai që Rama e ka future qëllimisht në kurs përplasje me opozitën dhe se sado që të jetë karriera e tij në prokurori, do të përgjigjet për shkeljen e ligjit dhe Kushtetutës. Më tëj ai i këshilloi kreut të SPAK dhe Prokurorit të Përgjithshëm të lexojnë testamentin politik të Bedri Spahiut.

Në përgjigjen e tij pa përgjigje, Dumani nuk tha asgjë përveçse kjo çështje është punë e gjykatës.

Por vetë Dumani, pak kohë më parë kë thënë se “afërmendsh gjykata vendos çfarë të duam ne.

Përgjigjja e sotme e tij, se respekton vendimet e gjykatave, është qartësisht shmangie e përgjegjësisë dhe frika që atë dhe elemetë të tjerë të drejtësisë i ka kapluar nga Rama.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: Dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit

Kronikë

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: Dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit

    Instituti i Mjekësisë Ligjore ka përfunduar ekspertimin mjeko-ligjor për 42-vjeçarin Egli Proga, i cili u rrah për vdekje më 10 gusht në një lokal në Pogradec. Në akt-ekspertim përshkruhen dëmtimet e...

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“

Politikë

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“, duke perfunduar specializimin 6 vjecar ne “Kardiologji e Mjekesi Interne”!Ne Gjermani mbas nje aktiviteti spitalor, studimi, impenjim e pune.Mbas nje aktiviteti te gjere...

Makina u afrua në lokal, njëri nga personat zbriti dhe…! Dinamika si ndodhi atentati në “Don Bosko”! Ja itinerari që ndoqën autorët! Shënjestra, banor i zonës

Politikë

Makina u afrua në lokal, njëri nga personat zbriti dhe…! Dinamika si ndodhi atentati në “Don Bosko”! Ja itinerari që ndoqën autorët! Shënjestra, banor i zonës

  Të tjera detaje janë zbardhur nga atentati me armë zjarri në zonën e “Don Boskos”, ku mbetën të plagosur Kastriot Elezi dhe u plagosu Ronaldo Metushi, ngjarje e ndodhur pasditen...