Takimi me kryebashkiakët/ Mungon Veliaj - Nuk u ftua nga Rama, apo refuzoi ftesën?

E mërkurë, 17 July 2024 15:27
 

Erion Veliaj është shfaqur ditët e fundit në rrugët e Tiranës, me ekipe xhirimi dhe mizanskena të parapërgatitura duke takuar turistë të huaj që po vizitojnë Shqipërinë dhe posaçërisht kryeqytetin.

Image

 

Por sot në mbledhjen e Ramës me kryebashkiakët e vendit, ku u fol për legalizimet dhe turizmin, burime nga takimi bëjnë me dije për Syri se Erion Veliaj ka munguar, nuk ka qenë i pranishëm.

Ende nuk dihen arsyet e mungesës së Veliajt në takim, por ajo që dihet është marrëdhënia e nderë mes tij dhe Ramës prej shumë muajsh.

Kapoja i Rilindjes dhe kandidati për t’i zënë vendin po zhvillojnë një luftë të ftohtë mes tyre, ku bashkëpunëtorë të të dyve thonë se po bashkëjetojnë vetëm për shkak të interesave dhe fuqisë ndikuese që Veliaj ka në organet e drejtësisë së re gjë që po ia vështirëson jetën Ramës për ta bërë kurban për aferat korruptive ku janë të dy të përfshirë si ajo e inceneratorëve.

SPAK po bën çështë e mundur që të shmangë nga hetimi për vjedhjen e shekullit, inceneratorët, Ramën e Veliajn dhe duket se po luan rolin e interlokutorit mes të dyve, pra në vend që t'i hetojë u kërkon të mos zihen, si ajo beratsja dikur. Kjo u duke edhe nga raportimi i Dumanit në Parlament, i cili nuk guxoi asnjë moment të përmendë përgjegjësitë e të dyve si persona që kanë firmosur në vjedhjen e shqiptarëve miliona euro për inceneratorë që nuk ekzistojnë.

Mospjesëmarrja e Veliaj, kryebashkiakut kryesor të Shqipërisë, në takim me kryeministrin le shumë vend për aludime; a është Rama që nuk e ka dashur Veliajn në takim, apo ky i fundit ka guxuar të refuzojë ftesën e tij.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...