Alimehmeti: AKU përgjegjëse për mos bërjen e analizave për oksid etilenin që shkakton kancer

E mërkurë, 17 July 2024 15:30
 
 
 

Drejtuesi i Departamentit të Shëndetësisë në PD, Prof. Asc. Ilir Alimehmeti ka akuzuar Autoritetin Kombëtar të Ushqimit se nuk bën analizat e nevojshme për të evidentuar lëndët e dëmshme për shëndetin, në ushqimet që futen në Shqipëri.

Deklarata e Alihmehmetit ka ardhur pas raportit të KLSH-së që publikoi skandalin e akulloreve të kontaminuara me oksid etileni që janë shitur në Shqipëri.

Deklarata e Drejtuesit të Departamentit të Shëndetësisë në PD, Ilir Alimehmeti:

Miq, qytetarë e prindër!

Dje Kontrolli i Lartë i Shtetit gjatë raportimit në Kuvend në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave riktheu në vëmendje skandalin e tregtimit të akulloreve të kontaminuara me oksid etileni në Shqipëri.

Saktësisht, më datë 27 korrik 2021, Spanja përmes sistemit RASSF (sistemi i njoftimit të shpejtë për ushqimin e popullatës dhe ushqimin për kafshë) ka njoftuar 47 shtete, përfshirë Shqipërinë, se disa lloj akulloresh që shiteshin edhe në vendin tonë përmbanin oksid etileni.

Më 30 Korrik 2021, tre ditë më vonë, ky informacion i ka shkuar edhe me email drejtuesit të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) që duhet të merrte masa të menjëhershme për të ndaluar qarkullimin e akulloreve të kontaminuara.

Por, pavarësisht ngritjes së alarmit, sipas raportit të KLSH-së, në Shqipëri u shitën dhe u konsuamuan 13.2 ton akullore të kontaminuara me oksid etileni dhe vetëm 4.3 ton u tërhoqën, duke riskuar kështu gjerësisht shëndetin e popullatës, kryesisht të fëmijëve tanë.

Oksidi i etilenit është lëndë e klasifikuar ndërkombëtarisht si lëndë gjenotoksike dhe kancerogjenike dhe është ndaluar krejtësisht përdorimi i tij në ushqime që prej vitit 2011, pasi është faktor risku për sëmundje kanceroze të ndryshme si limfoma, leucemi, kancer stomaku dhe kancer gjiri. Gjithashtu, oksidi i etilenit shkakton dëmtime të sistemit riprodhues, ndryshime gjenetike dhe dëmtime të sistemit nervor.

Skandali i oksidit të etilenit u vu në dukje si kontaminues në akullore, por kujdes, në të kaluarën oksidi i etilenit është përdorur gjerësisht edhe në produktet e mishit, drithërat, produktet e bulmetit, frutat e thata, erëzat, suplementet dietetike, formulat e qumështit për bebet, etj.

Për ta zbuluar praninë e oksidit të etilenit, nuk mundet të mbështetemi vetëm mbi raportime ndërkombëtare, por duhen kryer analizat sistematikisht. Në informacionin tonë, as në vitin 2021 e as më tej, AKU-ja nuk i ka kërkuar ISUV-it kryerjen e këtyre analizave.

Për veprimet sa më sipër, KLSH ka bërë kallëzim penal në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë më 10 nëntor 2021, por edhe kjo e fundit nuk e ka çuar çështjen më tej, duke favorizuar sjelljen moskokëçarëse të AKU-së ndaj shëndetit të fëmijëve.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit është përgjegjës për mbikëqyrjen e sigurisë ushqimore në Shqipëri!

Por ky nuk është rasti i vetëm ku AKU-ja nuk ka kryer detyrën e saj madhore me pasojë rrezikimin e shëndetit të njerëzve.

Kujtoj këtu për shembull përdorimin e sasive të mëdha të pesticideve të importuara nga Kina, të cilat konsiderohen me rrezik të lartë nga Bashkimi Europian e për të cilat AKU-ja nuk kishte as laborator për t’i analizuar e as regjistër të vlerësimit të riskut të tyre.

Edhe problemi i pesticideve të dëmshme bëhet i dukshëm vetëm kur na bllokohen produktet tona gjatë eksportit nga vendet e Bashkimit Europian. Për sa i përket çfarë konsumojnë ne brenda Shqipërisë ... nuk thuhet asgjë ... heshtje!

Kujtoj skandale të tjera si tregtimi i vezëve pas ngordhjes së shpendëve në disa stabilimente, apo bllokimi dhe konfiskimi i mishit të tregtuar jashtë kushteve të higjienës, i cili, pas konfiskimit, në vend që të asgjësohej, dërgohej në fabrika të përpunimit të mishit dhe KLSH-ja shprehet se “ekziston mundësia që ky mish të përpunohet dhe të rifutet përsëri në treg”.

E këto ishin vetëm për të përmendur disa çështje që ne i njohim të gjithë e që janë raportuar institucionalisht dhe mediatikisht në vite!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: Dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit

Kronikë

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: Dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit

    Instituti i Mjekësisë Ligjore ka përfunduar ekspertimin mjeko-ligjor për 42-vjeçarin Egli Proga, i cili u rrah për vdekje më 10 gusht në një lokal në Pogradec. Në akt-ekspertim përshkruhen dëmtimet e...

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“

Politikë

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“, duke perfunduar specializimin 6 vjecar ne “Kardiologji e Mjekesi Interne”!Ne Gjermani mbas nje aktiviteti spitalor, studimi, impenjim e pune.Mbas nje aktiviteti te gjere...

Makina u afrua në lokal, njëri nga personat zbriti dhe…! Dinamika si ndodhi atentati në “Don Bosko”! Ja itinerari që ndoqën autorët! Shënjestra, banor i zonës

Politikë

Makina u afrua në lokal, njëri nga personat zbriti dhe…! Dinamika si ndodhi atentati në “Don Bosko”! Ja itinerari që ndoqën autorët! Shënjestra, banor i zonës

  Të tjera detaje janë zbardhur nga atentati me armë zjarri në zonën e “Don Boskos”, ku mbetën të plagosur Kastriot Elezi dhe u plagosu Ronaldo Metushi, ngjarje e ndodhur pasditen...