Klevis Balliu, koordinator rajonal i PD-së për Tiranën, tha në rubrikën “Opinion” në News24 tha se qeveria Rama nuk organizon dot zgjedhje të lira, ndaj edhe opozita kërkon qeveri teknike. Sipas tij, kërkesa për qeverinë teknike do të jetë në fokusin dhe objektiv i opozitës.

Balliu tha se opozita dhe qytetarët janë gati të përballen dhe sipas tij këtë e tregoi edhe protesta e 11 korrikut.

Ai tha se pjesëmarrja në protestë tregoi gjithçka, ndërsa akuzoi Qeverinë se e garanton pushtetin përmes vjedhjeve. 

“Vota e shqiptarëve është vjedhur, sepse nuk ka qytetarë që votojnë tallavanë dhe jo programet. i gjithë aksioni i opozitës përqëndrohet në çështjet ekonomike. Kemi pensionet më qesharake, kemi nivelin më të lartë të çmimeve të shportës. i keni parë ato shezlongjet bosh në plazh? E dini pse ndodh kjo? Për shkak të çmimeve, janë çmimet më të larta”, tha Balliu.

Ai tha se qytetarët do të protestojnë nesër përpara Bashkisë së Tiranës, pasi opozita është e vendosur që t’i shkojë deri në fund dhe të mos lejojë amnistinë e Erion Veliajt.

Balliu tha se sot në Shqipëri nuk ka drejtësi dhe një nga provat kryesore është pikërisht ajo që ndodh me Erion Veliajn. “Kjo është një drejtësi politike, askush nuk e beson dot atë që thotë Veliaj që nuk dija gjë për inceneratorët apo për dosjen ‘5D’”, tha Balliu.