Fillo karagjozllëqet me Shkodrën...Turp e faqja e zezë'/ Kulla në mes të Shkodrës, qytetarët 'masakrojnë' Ramën

E mërkurë, 17 July 2024 15:32
 

Pasi vodhi bashkinë e Shkodrës me bandat kriminale, Edi Rama, ka shpalosur qartë synimet tij, betonizimin edhe të kryeqendrës së veriut, por kjo gjë ka irrituar qytetarët e shkodranë, të cilët duket që as janë pyetur e as nuk ka ndërmend kush t'i pyesë për zhvillimin e qyetit.

Dje Rama prezantoi projektin për një kullë të re që do të ngrihet në qendër të qytetit dhe që do të quhet “Rozafa e re e Shkodrës”. Por ndryshe nga legjenda që simbolizon qytetin, ku kalaja ndërtohet ditën dhe rrëzohet natën, kulla e projektuar nga një firmë spanjolle mund të bëhet realitet shumë shpejt në qytetin më të madh të veriut ku në përgjithësi është ruajtur arkitektura dhe urbanistika e vjetër dhe ku kullat e reja janë të pakta, veçanërisht në qendër.

 

Image

 

Pasi Edi Rama i përshëndeti shqiptarët me këtë projekt, sot në mëngjes, kanë qenë me qindra deri komentet kundër në faqen e tij në Facebook.  Disa prej komentuesve nuk përmbahen duke e quajtur delirant kryeministrin, të fiksuar pas betonit, për pastrim parash me kulla...ndërsa vetë veprën që do ngrihet në mes të Shkodrës e quajnë një “kaktus”, ndërsa shumë të tjerë i kujtojnë se Shkodra është ndër të paktat qytete që nuk është prekur dhe nëse nuk bëhet gjë për të, të paktën të mos shkatërrohet.

Ndërsa shumë komentues u kujtojnë se projekti i tij i zhvillimit është vetëm betoni, siç ka bërë në Tiranë dhe siç do të nisë në Shkodër, duke mos patur asnjë shqetësim për zhvillimin e vendit.

ImageImageImageImageImageImageImageImage

 
 
 
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...