Alarmi ushqimor/ Vetëdenoncohet AKU, konfirmon padashje denoncimet e opozitës

E Enjte, 25 July 2024 09:37
 

Partia Demokratike, nëpërmjet anëtarit të kryesisë, Grigels Muçollari ka vijuar me denoncimet në lidhje me mungesën e sigurisë ushqimore, duke detyruar Agjensinë Kombëtare të Ushqimit të reagojë.

Në denoncimet nga selia blu, Muçollari ka prekur raste konkrete ku qeveria, përmes AKU-së, ka dështuar të kryejë punën e saj, duke lejuar produkte të rrezikshme në treg e që përfundojnë tek konsumatorët, si rasti i biskotave me copëza metali. 

Më 29 shkurt, sistemi RASFF i Komisionit Europian, ka dhënë alarmin për një sasi biskotash që kanë hyrë në Shqipëri, të dëmshme, me copëza metali, që e cila është pranuar nga AKU.

Por në reagimin zyrtar, AKU i jep edhe më shumë të drejtë shqetësimit të ngritur nga Muçollari, pasi thotë se pas kontrolleve të ushtruara nuk i gjetën biskotat as tek magazinat e tregtarit, as te raftet ku shiten.

Pyetja që ngrihet në këtë rast është se ku kanë shkuar këto biskota? Me një llogjikë të thjeshtë arrihet në konkluzioni që këto biskota rezulton që janë shitur.

Me këtë reagim, AKU vetëdenoncohet dhe shton më shumë përgjegjësinë e saj para ligjit.

Ajo ka dështuar të kryejë detyrën e saj, që është komunikimi efektiv me publikun në rastët kur ka një alert, dhe ndalimin e shitjes së produktit në fjalë.

Në një reagim për mediat, Muçollari thotë se PD e sheh këtë si çështje të sigurisë kombëtare, dhe jo vetëm do të kërkojë përgjegjësi para ligjit për ata që nuk e kanë kryer detyrën, por ai do të angazhohet maksimalisht për të ofruar zgjidhje një herë e mirë për këtë element kaq të rëndësishëm të jetës dhe shëndetit të shqiptarëve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: Dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit

Kronikë

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: Dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit

    Instituti i Mjekësisë Ligjore ka përfunduar ekspertimin mjeko-ligjor për 42-vjeçarin Egli Proga, i cili u rrah për vdekje më 10 gusht në një lokal në Pogradec. Në akt-ekspertim përshkruhen dëmtimet e...

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“

Politikë

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“, duke perfunduar specializimin 6 vjecar ne “Kardiologji e Mjekesi Interne”!Ne Gjermani mbas nje aktiviteti spitalor, studimi, impenjim e pune.Mbas nje aktiviteti te gjere...

Makina u afrua në lokal, njëri nga personat zbriti dhe…! Dinamika si ndodhi atentati në “Don Bosko”! Ja itinerari që ndoqën autorët! Shënjestra, banor i zonës

Politikë

Makina u afrua në lokal, njëri nga personat zbriti dhe…! Dinamika si ndodhi atentati në “Don Bosko”! Ja itinerari që ndoqën autorët! Shënjestra, banor i zonës

  Të tjera detaje janë zbardhur nga atentati me armë zjarri në zonën e “Don Boskos”, ku mbetën të plagosur Kastriot Elezi dhe u plagosu Ronaldo Metushi, ngjarje e ndodhur pasditen...