Berisha: Qytetarët nga Fushë Kruja në Vermosh t’i fshijnë nga faqja e dheut të gjitha vendpagesat për kalimin në rrugë

E Enjte, 25 July 2024 10:25
 

Lideri i opozitës i ka bërë thirrje qytetarëve nga veriu i Shqipërisë që të ngrihen në mosbindje civile duke i hequr të gjitha vendpagesat e vendosura nga qeveria e Edi Ramës, si në ‘Rrugën e Kombit’ dhe në autostradën Thumanë-Kashar.

‘U bëj thirrje qytetarëve nga Fushë Kruja në Vermosh t’i fshijnë nga faqja e dheut të gjitha vendpagesat për kalimin në rrugë’, u shpreh Berisha në protestën te ‘Rruga e Shpresës’.

Berisha: Së pari, ju bëj thirrje banorëve të protestojnë në mënyrën më të fuqishme për të drejtën e tyre dhe se PD do t’i mbështesë ata në të gjithë fuqinë e saj.

Së dyti, u bëj thirrje qytetarëve nga Fushë Kruja në Vermosh, në Valbonë, në Morinë dhe kudo, t’i fshijnë nga faqja e dheut të gjitha vendpagesat për kalimin në rrugë.

Zonat më të varfra të Europës, zonat më të varfra të Shqipërisë tatohen në mënyrë armiqësore nga Edi Rama.

Ndërkohë, zonat të cilat janë 30-40 vite më parë se ato në të ardhura, zona të cilat kanë pothuajse dyfishin e të ardhurave të tyre, nuk paguajnë asnjë qindarkë në qarkullimin në këtë vend.

Ndaj dhe ka ardhur koha që çdo qytetar të flasë kundër çdo padrejtësie.

Të ngrihet fuqishëm kundër këtij shteti që nuk ka ligj, Kushtetutë, moral dhe që qëndron vetëm mbi dhunën dhe frikësimin e qytetarëve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: Dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit

Kronikë

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: Dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit

    Instituti i Mjekësisë Ligjore ka përfunduar ekspertimin mjeko-ligjor për 42-vjeçarin Egli Proga, i cili u rrah për vdekje më 10 gusht në një lokal në Pogradec. Në akt-ekspertim përshkruhen dëmtimet e...

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“

Politikë

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“, duke perfunduar specializimin 6 vjecar ne “Kardiologji e Mjekesi Interne”!Ne Gjermani mbas nje aktiviteti spitalor, studimi, impenjim e pune.Mbas nje aktiviteti te gjere...

Makina u afrua në lokal, njëri nga personat zbriti dhe…! Dinamika si ndodhi atentati në “Don Bosko”! Ja itinerari që ndoqën autorët! Shënjestra, banor i zonës

Politikë

Makina u afrua në lokal, njëri nga personat zbriti dhe…! Dinamika si ndodhi atentati në “Don Bosko”! Ja itinerari që ndoqën autorët! Shënjestra, banor i zonës

  Të tjera detaje janë zbardhur nga atentati me armë zjarri në zonën e “Don Boskos”, ku mbetën të plagosur Kastriot Elezi dhe u plagosu Ronaldo Metushi, ngjarje e ndodhur pasditen...