Këlliçi: Reagimi qytetar është i lartë, reagimi i opozitës do jetë dhe më i lartë

E Enjte, 25 July 2024 14:09
 

Opozita zhvilloi protestën e radhës kundër Erjon Veliajt pas skandaleve të njëpasnjëshme.

Anëtari i kryesisë së PD, Bëlind Këlliçi, tha se kjo protestë është e 18-ta dhe ështe e paprecedentë.

Belind Këlliçi: Të nderuar qytetarë, vini dhe protestoni pëpara tashmë para asaj që çdo qytetar tashme e di që është selia e grupit të strukturuar kriminal 5D dhe të inceneratorit Tiranë. E cila vijon të drejtohet nga një hajdut i pashembullt, nga një kryehajdut që quhet Erion Veliaj.

Të nderuar qytetarë. Vetëm nga kjo protesta e fundit në këtë javë, kemi zbuluar dy personazhe të reja të grupit të strukturuar kriminal të inceneratorit dhe të 5D. Së pari, ekziston një shtetas që quhet Elton Bualli, ky individ me të cilin jemi konfliktuar fizikisht kur vajtëm për të denoncuar në landfillin e Sharrës, ky individ që është denoncuar me dhjetëra herë nga foltorja e PD. Ky individ figuronte drejtor i inceneratorit të Tiranës, drejtor i inceneratorit në Fier. Personazh kryesor që komunikonte me bandën dhe për interesa të bandës.

Ky mori para për të ngritur edhe një serë me paratë e fermerëve nga programi IPARD, edhe këto para që vijnë për fermerët, do të duhej t'i vidhte inceneratori i Tiranës. Elton Bualli bashke me Stela Gugallen morën plot 310 mijë euro. 

Por çfarë ka bërë SPAK-u, do të thoni ju? Kolegët e Erion Veliajt, edhe në ato 8 masa të lëshuara në javën e kaluar nuk kanë patur guxim që të përmendin emrin e këtij individi, i cili është lidhje e drejtpërdrejtë e Erion Veliajt në inceneratorin e Tiranës. I cili komunikonte me bashkinë e Tiranës në mënyrë periodike duke dhënë urdhra se ku depozitoheshin dherat, kush paguante para për dherat dhe kush nuk paguante para për dherat. Dhe menaxhonte punët e përditshme të Erion Veliajt në landfill. 

Kemi bërë publike atë çfarë ka kërkuar Gjykata e Apelit të Posaçëm për t'u ardhur në ndihme kolegëve të Erionit në SPAK dhe kolegët e Erion Veliajt kanë vendosur të amnistojnë bandën e inceneratorit të Tiranës dhe bandës 5D.

...Kjo është një është një çështje përtej politikës, përtej të djathtës dhe të majtës. Kjo është një vjedhje e pashembullt. Kjo është një vjedhje që vetëm mediat e paguara nga paratë e inceneratorit të Tiranë me në krye hajdutin famoz Karlo Bollino nuk mundet t'i bëjnë jehonë. 

Do të ndalemi pak te ky bandit. Ky bandit i kallëzuar në SPAK si hajdut i tokave publike të Tiranës dhe parave të buxhetit të shtetit, nga mëngjesi në darkë përdor një ngrehinë që e quan media për të goditur opozitën, për të shpifur ndaj opozitës. Ne mediat e Bolinos shihni se inceneratori i Tiranës është shumë i bukur....

Por këta banditë që kanë kapur politikën dhe institucionet shtetërore, kanë kapur pushtetin qendror dhe atë lokal, kanë kapur pushtetin mediatik do të duhet të marrin nga ne përgjigjen e merituar. Ne nuk tërhiqemi nga kauza e mbrojtjes së qytetit të Tiranës....

Edhe pse temperaturat janë të larta, reagimi qytetar është i lartë, reagimi i opozitës do jetë edhe më i lartë!

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...