U mor në pyetje edhe Çuçi/ Në Poliçan u vodhën lingota dhe... pistoleta

E Enjte, 25 July 2024 16:00
 

Në një kohë kur Shqipëria, ka vënë në zbatim një plan për jetëzimin e industrisë ushtarake të komunizmit, ku qëllimi është prodhimi i municioneve dhe armëve të lehta, një skandal vjedhjeje ka përfshirë Uzinën e Armatimit në Poliçan.

Nuk bëhet fjalë për vjedhje skrapi, siç gjerësisht u raportua fillimisht, por është vjedhur lënda e parë që shërben për prodhimin e fishekëve dhe aksesorëve të tjerë të prodhimit të armëve.

Vjedhja rezulton të jetë kryer pikërisht nga punonjës të këtij kombinati, ku dyshimet e forta dhe përgjegjësia bien mbi ish-drejtorin e Kombinatit, Erjon Zylyftari, përgjegjësin e materialeve Gazmend Mahmutaj, Fatos Hasa, shefen e financës dhe Këshillin Drejtues të kësaj uzine sekrete.

Rasti i kësaj situate të ndodhur në një Objekt të Rëndësisë së Veçantë (ORV), siç është Kombinati Mekanik Poliçan, përbën skandalin e radhës që përfshin ushtrinë shqiptare, pasi tonelata me lingota bakri, Bronzi F1 dhe tunxhi F1, të cilat shërbejnë si lëndë e parë për prodhimin e fishekëve, gëzhojave dhe aksesorëve të tjerë të armatimit, janë vjedhur mes syrit të Policisë Ushtarake, që ka në ruajtje godinat e kombinatit.

Çështja bëhet akoma dhe më e ndërlikuar, pasi në inventarizimin e zërave në magazinën e këtij kombinati, është konstatuar dhe mungesa e një numri pistoletash të prodhuara pikërisht në këtë kombinat armatimi, por nuk është qartësuar në raport se sa është sasia e munguar.

Kjo situatë e krijuar brenda mureve të Uzinës, ka prodhuar dhe një çështje penale në Prokurorinë e Beratit me nr. 468 për “Shpërdorim detyre”, ku së fundi u paraqit për të dëshmuar dhe ish-ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, njëherësh dhe koordinatori politik i PS në Qarkun e Beratit.

Thirrja dhe pyetja e Çuçit është kryer pasi ai ka dalë në një bisedë të përgjuar nga prokuroria e Beratit, teksa flet për këtë problematikë me drejtorin e Kombinatit Mekanik të Poliçanit.

Ndërkohë gazetari i “Ora News”, Elton Qyno, ka siguruar një raport konfindencial auditi, i cili është bërë për këtë çështje nga auditues të Ministrisë së Mbrojtjes.

Inicimi i këtij auditi ka filluar nga zërat e punonjësve të uzinës, të cilët e njohin mirë situatën dhe degradimin e kësaj uzine, ku kanë punuar për vite tëra. Por për shkak të keqmenaxhimit dhe vjedhjeve, nuk kishin mundësi të merrnin dhe pagat mujore.

Punonjësit kanë raportuar në Ministrinë e Mbrojtjes se:

“… uzina filloi të degradojë dhe punonjësit filluan të humbin shpresat sepse kryetari i Bashkisë së Poliçanit Adriatik Zotkaj, filloi të përdorte influencën e tij, duke ndikuar në emërimin e titullarëve të uzinës, ku këta të fundit kanë qenë zyrtarë të Bashkisë së Poliçanit. Nën komandën e tij, ata kontribuuan në humbjen dhe vjedhjen e uzinës…”.

Pas presionit të vazhdueshem të punonjësve të uzinës për pagat e prapambetura, dhe pas disa informacioneve për vjedhje, Ministria e Mbrojtjes fillimisht urdhëroi që drejtuesit e kombinatit të bënin një vetë-auditim.

Drejtori Arshin Tushe, i cili më parë ka qenë nënkryetar i Bashkisë së Poliçanit, ka nxjerrë urdhrin për nisjen e auditivit, por ky urdhër nuk është zbatuar pasi përgjegjësit e magazinimit të Kombinatit Mekanik Poliçan, Gazmend Mahmutaj dhe Fatos Hasa, nuk janë paraqitur në detyrë.

Nisur nga kjo situatë, Ministria e Mbrojtjes vendosi të dërgojë një grup auditi të brendshëm të nga ministria, Fiqiri Xhaferrin, Luan Kalluçin, H.Frashërin, dhe D.Turhanin, të cilët do të kryenin auditim për periudhën 1 korrik 2017 deri 30 dhjetor 2020.

Por ky afat u shty për shkakun e konstatimit të vjedhjeve nga ana e grupit të punës. Ky auditim përfundoi në 26 shkurt 2021, dhe pse u konstatuan një sërë shkeljesh të rënda si humbja e sendeve, vjedhja, shpenzime të pajustifikuara, punësime të panevojshme (në periudha zgjedhore), prokurime publike të vogla të pa autorizuara.

Dhe për pasoje të gjitha veprimet kanë çuar në një humbje prej 50,398,899.69 lekë.

Sipas raport të auditit të Ministrisë së Mbrojtjes ka rezultuar se diferenca mangët nga invemtarizimi i fundit të lëndëve të para me ngjyrë është në këtë gjendje:

“…bakër të llojeve të ndryshme, fletë bakri, shirit e tel bakri mangët 12597.6 kg, bronz F1 të ndryshme, tel bronzi, lingota bronzi mangët 4393.3 kg dhe tunxh F1…”.

Sasia totale e lingotave bakër, bronz dhe tunxh, të vjedhura dhe më pas shituara në tregun e zi, shkon në 54 ton dhe vlera financiare në dëm ekonomik është përllogaritur paraprakisht në 62 milion lekë të vjetra.

Por kjo vlerë e dëmit është nxjerrë nga komisioni sipas çmimeve të regjistruara në kontabilitet dhe jo e indeksuar me çmimin e tregut real të këtyre metaleve.

“…audituesit duke u bazuar në çmimet e ankandit të realizuar nga Ministria e Mbrojtjes muajin Prill 2019, (për metalet "bakër" me çmim 456 lekë/kg "bronz" dhe "tunxh" me çmim 252 lekë/kg), megjithëse këto aktive nuk janë skrap, por lëndë e parë, vlera e demit për sasinë 53,564.4 kg, shkon rreth 25,000,000 lekë…”-thuhet në raport.

Për referencë të vlerës së aktiveve që kanë rezultuar mangët nga inventari, nga audituesit kanë kërkuar çmime reference të metaleve me ngjyrë, drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, ku rezultoi se bursë 1 ton bakër është shitur 8 mijë dollarë.

“…çmimi i bakrit për muajin janar (kohë kur u konstatuan diferencat), në bursë ka qenë 8000 dollarë/toni. Nisur nga sa sqaruam më lart, vlera e mungesës së konstatuar nuk është 25,000,000 lekë të reja, por shumë më e madhe se kaq…” thuhet në raport.

Tashmë kjo çështje është nën hetim nga prokuroria e Beratit, dhe pritet që në ditët në vijim të ketë një vendimmarrje konkrete nga kjo prokurori.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...