'Diaspora'/ Meta: Garanci fiskale për sipërmarrësit që rikthehen, përjashtim deri në 10 vite për...

E Enjte, 25 July 2024 22:03
 

Partia e Lirisë mblodhi të enjten Komisionin për Diasporën, duke zhvilluar një mbledhje online. 

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u shpreh se programi i forcës politike që ai drejton ka pesë pioritete, një prej të cilëve është edhe diaspora. 

Meta nënvizoi se “qëllimi është që vendit t’i shtohen 4 milionë shqiptarë, që janë larguar nga vendi për shkak të keqqeverisjes”.

“Dhe 4 milionë shqiptarë plus, nuk mund të realizohen, pa riintegrimin e shumicës së diasporës, që sot është larg vendit, por që mendjen, që zemrën, që shpirtin e kanë këtu”.

Meta premtoi krijimin e një ministrie për diasporën dhe politika fiskale lehtësuese për rikthimin e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit.

“Duhet të jemi të vëmendshëm për të mbrojtur vendin tonë në edukimin e fëmijëve tanë, si brenda vendit, ashtu dhe jashtë vendit. Roli i shtetit në këtë drejtim është thelbësor për të mundësuar ura komunkimi në fushën e arsimit me vendet ku shqiptarët jetojnë. Pa rolin e diasporës, s’do kishte kurrë një shtet të pavarur shqiptar. Roli i diasporës në Amerikë, roli i arbëreshëve, që ka qenë i padiskutueshëm, dhe që ruajti figurën e Skënderbeut me fanatizëm”, tha Meta.

Presidenti i Partisë së Lirisë u shpreh se diaspora ka në dorë fatet e vendit.

“Partia e Lirisë është e angazhuar që në qeverisjen e saj të ketë një ministri për diasporën, jo për të krijuar evente, por për të nxitur politika, ura komunikimi mes diasporës dhe shtetit shqiptarë me qëllim që ata të rikthehen dhe të investojnë në Shqipëri. Po ashtu do të krijohet zyra për diasporën në çdo ambasadë për krijimin e evenimenteve kulturore, për të ofruar mbrojtje ligjore, trajnime për riintegrimn e diasporës në vendin tonë përmes lehtësirave që do krijojmë me politikat që do të ndërrmerren”, tha Meta.

Duke iu referuar lehtësirave fiskale, Meta tha se, “për ata që duan të rikthehen, do bëjmë gjithçka për koordinimin institucional për lehtësimin e riintegrimit të tyre, arsimimin, dhe të gjitha elementët e tjerë. Garanci fiskale për sipërmarrësit që rikthehen. Do ketë përjashtim deri në 10 vite për tatimin mbi fitimin. Rama po i bën përjashtime Alabarit tek porti i Durrësit, ne s’po përjashtojmë shqiptarët që vijnë dhe investojnë kursimet e tyre këtu”, nënvizoi Meta.

Meta tha se diaspora do të ketë kuotat e përfaqësimit të saj në të hallkat drejtuese të Partisë së Lirisë. “20% nga diaspora në krysinë e Partisë së Lirisë. Në listat për deputetë, 20% përfaqësues nga diaspora”, tha Meta.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...