PS sfidon Gjykatën Kushtetuese: Vendimet e saj janë 'cic-mice' juridike

E Enjte, 25 July 2024 16:02
 

Socialistët vendosin të sfidojnë për herë të dytë vendimet e Gjykatës Kushtetuese në mbrojtje të koleges së tyre Olta Xhaçka, pasi kjo gjykatë e “detyroi” Kuvendin të dërgojë për interpretim pranë kësaj gjykate mandatin e saj.

BIRN

Ndaj Xhaçkës është inicuar një mocion për shkelje të Kushtetutës nga opozita pasi bashkëshorti i saj biznesmen u shpall investitor strategjik nga qeveria dhe iu dha po me vendim qeverie bregu i detit para hotelit në Dhërmi në përdorim.

Kryetari i grupit parlamentar socialist, Bledi Çuçi, e cilësoi “të paqartë” vendimin e ri të GJK-së dhe njoftoi se Kuvendi do të kërkojë opinionin e Komisionit Evropian për Demokraci, i cili njihet si Komisioni i Venecias.

Në një dalje për mediat, Çuçi mbajti një qëndrim kundërshtues ndaj formulimeve të vendimit të gjykatës ku u kërkohet deputetëve “të votojnë në përputhje me urdhërimin e Gjykatës”, duke e cilësuar këtë formulim si anti-kushtetues.

“Do të votoj si t'ma dojë mendja mua, jam i pavarur”- u përgjigj ai duke iu referuar disa herë formulimeve kushtetuese që garantojnë sipas tij që, deputeti është i pavarur dhe nuk mban përgjegjësi në vendimmarrjen e tij.

I pyetur nga BIRN nëse ky një qëndrim i mazhorancës cënonte balancën e pushteteve, besueshmërinë e Gjykatës Kushtetuese dhe krijonte një precedet të rrezikshëm në marrëdhënien mes Kuvendit dhe kësaj gjykate, ai tha “nuk ka një vendim politik, por ka një thirrje për të votuar si deputet”.

Ai aludoi se GJk e ka pasur mundësinë për ta trajtuar çështjen e papajtueshmërisë së mandatit kur e dërguan 1/5 e deputetëve dhe i cilësoi vendimet e saj si “cic-mice” juridike.

“Që të mos  kalohet në një marrëdhënie kuazi perverse, që unë të çoj shokun tim, po ka instrumente që i jep opozitës të drejtën për të adresuar interesin publik në GJK dhe 1/5 e ka bërë këtë”- komentoi ai.

Mandati i deputetes socialiste u mbrojt politikisht në të gjithë hallkat proceduriale parlamentare që prej qershorit 2022 kur u dorëzua mocioni i opozitës.

Socialistët e rrëzuan këtë mocion në nëntor 2022 por Gjykata Kushtetuese e vlerësoi këtë vendim si shkelje të kushtetutës dhe i kërkoi dërgimin e mocionit në këtë gjykatë.

Në një votim të paprecedentë mazhoranca socialiste votoi në prill kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese, duke argumentuar se deputetët ishin të pavarur dhe nuk i detyronte vendimi i gjykatës si të votonin.

Dy javë më parë Gjykata Kushtetuese për herë të dytë e konsideroi vendimin e mazhorancës si anti-kushtetues dhe vendosi që të “detyrojë” Kuvendin që të rivotojë “pa vonesë” për dërgimin e mandatit të Xhaçkës për interpretim pranë këtij organi.

Gjatë njoftimit të vendimmarrjes kryetarja e kësaj gjykate, Olta Zaçaj, duke lexuar këtë vendim para mediave tha se “në kuadër të kësaj vendimmarrjeje, Gjykata thekson se Kuvendi mbart detyrimin për ekzekutimin pa vonesë të këtij vendimi”.

Ajo i kujtoi deputetëve se nuk mund të vihej në diskutim fuqia detyruese e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, të cilat “janë përfundimtare dhe të detyrueshme për zbatim”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...