Edhe Xhafaj kundër Veliajt: Qëndrimi i Ramës për ‘përgjegjësi individuale’, i duhuri

Diel, 28 July 2024 13:18
 

Kryetari i Komisionit të Posaçëm për Antikorrupsionin Fatmir Xhafaj, u ndal te Reforma në Drejtësi, sipas së cilit qëndrimi i kryeministrit Edi Rama se “përgjegjësia është individuale” është e duhura. Deklarata e Xhfajt duket se shkon në kahjen e levizjeve të Ramës i cili çdo herë që kapen ne vjedhje rilindasit e tij nxjerr teorinë e "Individueaes".

"Ne do ta ndryshojmë dhe modernizojmë këtë vend, ku drejtësia është një korsi themelore dhe thelbësore.  E kemi ditur se kjo e jona është një betejë e vërtetë. Edhe goditjet e drejtësisë do të ishin të vërteta pa bërë skonto politike,  as për vetë ne, mbase mbi të  gjithë për vetë ne.

Një dekadë më pas të mos shkosh të dëshmosh kur të thërrasin është bërë thjesht e paimagjinueshme. Ky është vetëm një shembull për të kuptuar fuqinë që kemi ngritur me mundin.  Të gjithëve na takon që ta mbështesim këtë fuqi të ligjit. Qëndrimi i shpallur nga Rama për përgjegjësinë individuale ndaj drejtësisë është qëndrimi i duhur dhe iu përgjegjshëm. Duke e nisur nga vetja ndryshimin e zbatimit të kulturës të ligjit ne  garantojmë progresin që drejtësia duhet të bëjë pa u trazuar nga duart e politikës”, tha ndër të tjera Xhafaj.

Ai komentoi edhe situatën ku ndodhet sot opozita.

“Na vjen vërtet shumë keq që kanë mbetur po ata që ishin në shekullin e kaluar, por nuk them dot që më vjen keq, që po marrin po atë rezultat që do të marrin edhe vitin tjetër”, përfundoi Xhafaj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...