Mentaliteti komunist në PS/ Edhe të rinjtë e Rilindjes vijojnë rrugën e etërve

Diel, 28 July 2024 13:25
 

Partia Socialiste e nisi hapjen e Kongresit, me prurje të reja por me gjak të vjetër të mendimit komunist. Studentja ekselente, e re por me mendësi të vjetër, që me elozhe ndaj Patisë Socialiste dhe kryetarit të saj, Edi Rama kërkon mes rreshtave të fjalimit të saj, rikthimin e nomenklaturës në Shqipëri, pas 33 vite rënie të sistemit komunist në vendin tonë.

‘O e bën Partia Socialiste o ta harrojmë se e bën dot ndonjë parti tjetër, e vjetër apo e re. Sepse ka vetëm një parti që është edhe e vjetër si gjyshja ime, edhe e re si unë’, thotë e reja. 

Këto fraza të kutjojnë Partinë e Punës së Shqipërisë, çka përkthehet që tashmë pas 33 vitesh ne ende vijojmë të kemi mendësinë dhe platformën e Partisë së Punës, e rrënjosur thellë në brezat e rinj nga të regjurit e politikës së vjetër dhe etërve të tyre komunist.

Login to post comments