Protesta në Thumanë-Kashar, banorët bllokojnë autostradën, policia hedh gaz lotësjellës

Hënë, 29 July 2024 21:12
 

Qindra banorët të Thumanës dhe zonave përreth kanë dalë sërish në protestë për të kundërshtuar bllokimin e hyrje-daljeve në autostrodën Thumanë-Kashar.

Banorët kanë bllokuar autostradën duke u përplasur me policinë, e cila edhe këtë herë ka hedhur gaz lotësjellës në drejtim të protestuesve, të cilët kërkojnë një të drejtë të tyre.

Bizneset dhe banorët kundërshtojnë bllokimin e hyrje-daljeve në autostradë, pasi nuk kanë akses në këtë aks të rëndësishëm rrugor, duke sjellë pengesa dhe probleme për të gjithë zonën. 

Për kamerat e mediave, banorët theksojnë se nuk kanë akses të shkojnë në shtëpitë dhe bizneset e tyre. 

Në mbështetje të banorëve janë edhe përfaqësuesit e Partisë Demokratike, të cilët kërkojnë bashkë me protestuesit që të merren në konsideratë kërkesat e tyre të ligjshme.

Protesta vijon. 

Login to post comments