Zagani: Intervista e Ahmetajt, dosje e kopsitur për SPAK-un

Tuesday, 30 July 2024 13:06
 

Ish-oficeri i Policisë, Dritan Zagani, teksa ka komentuar intervistën e ish-numrit dy të qeverisë Rama, Arben Ahmetaj në Syri Tv, thotë se deklarata të tilla nuk janë suprizë. I ftuar në 'Kafe Shqeto' në Syri TV, me moderator Flavio Qorri, Zagani tha se gjëra të tilla janë të pritshme, në një vend ku mafia e organizuar është kamufluar në kupolën politike.

‘Ahmetaj provoi me ca fakte më shumë që shqiptarët e dinë, faktet flasin edhe për realitetin e sotëm, si në Shqëipëri apo arenën politike’. 

Sipas Zaganit, intervista e Ahmetaj nuk përbën më indicie për organet e hetuesisë, SPAK, porse është një dosje e kopsitur me prova e fakte. Ish oficeri tha se e mirëkupton situatën në të cilën ndodhet Ahmetaj, pasi të njëjtën e ka përjetuar edhe vetë, rreth një dekadë më parë.

‘Të gjitha deklaratat e Ahmetajt janë indicie për të nisur hetime. S’i kam parë dokumentat, por nëse do jenë ashtu siç thotë,  ajo është dosje e kopsitur, janë prova e fakte. Përjetova situatën time të para 10 viteve, e mirëkuptoj atë që po kalon Ahmetaj, ndenjën për hakmarrje ndaj padrejtësive pa e paragjykuar kush është, e di dhe partia e tij që i qan zemra për të. Kushte të cilat i kam provuar në lëkurën time. E mirëkuptroj, por sërish i tha të gjitha,  dhe nuk tha atë që duhet. Edhe pse mund t’i djegë bishti në ndonjë aferë që ka bërë. I rezeërvuar për të ruajtur situatën e tij. Do t’i bëjë hapat e matur që të mos rrezikojë veten, familjen dhe rrethin e tij shoqëror, e frenojnë të mos flasin, apo edhe pozita e tij që mund të implikohet. E di çfarë do të thonë kërcënimet, kur ma bënë mua atë që për nga pozita shtetërore nuk isha asgjë në krahasim me Ahmetajn, e kuptoj rrezikun ndaj tij. Është konstatnt dhe i përhershëm. Edhe jashtë vendit ka një situatë dominonte të sistemeve nën rrogoz, ekzistojënë edhe pse ky shtet, është shtet, ku ligji dhe funskioni illegal është prezent’.

Pavarësisht drejtësisë së reformuar, realitet që e trumbetojnë fort edhe ndërkomnbëtarët, për Zaganin, SPAK është vetëm një vegël në duart e Ramës.

‘Ka shumë indicie në SPAK për të dhënë shpresë së drejtësia do funksionojë, Ajo është akoma vegël e politikës dhe më e kamufluar ndaj njëshit. Është snën komandën e kupolës, ia besoj Ahmetajt, i ka provuyar në kurriz. I shoh gjërat nga jashtë, që atje është bërë sistem i njëshit dhe i kupolës së mafies. Rama i bën të gjitha siç do, ka vegla mbi kokë, shumë gjëra si bën dot ndryshe më’.

Lidhur me sfumimin e ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, për të cilin Zgani ka rezerva, thotë se ai tanimë ka zbatuar kodin Omerta ndaj Ramës.

‘Tahiri e ka zbatuar kodin e Omerta ndaj Ramës. Çfarëdo të hetojnë ndaj Tahirit, do të vijojë të ndërtojë pallate me ermin e gruas e familjes dhe do të jetojë mes luksit. E ka kuptuar edhe vetën se është i djegur, nuk ndihen më nëse ekziston. Ndryshimi me Ahmetajn, është se kur nisën hetimet, Ahmetaj ka nisur hapin deri sa t’i dalë koka treshit (Ramës). Do i lajë hesapet edhe Rama. Situata flet vetë. Luftë brenda llojit. Më vejn keq në çfarë niveli ka rënë situata e vendit tonë. Shiko krahun e djathtë të Ramës, e ta mendosh se kush është ai. Sa poshtë kemi rënë si popull me kë kemi mbi krye’.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...