Balliu: Rama firmosi 2 ligje dhe 7 VKM që t'i hapë rrugë vjedhjes së pronave në jug

Premte, 02 August 2024 21:17
 
 

I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur mbi korrupsionin qeveritar në vend ishte shefi i organizimi në PD, Klevis Balliu.

Balliu është shprehur se Rama ka firmosur dy ligje dhe shtatë VKM që ti hapë rrugë vjedhjes së pronave 

"Mos u habisni kur të thotë Ramën që e ka firmosur Edi, unë nuk di gjë. Ai ka firmosur dy ligje dhe shtatë VKM që ti hapë rrugë vjedhjes së pronave. Këtu vjedh Rama, Xhacka dhe pastaj akuzon opozitën se ka vjedhur dhe arrestojnë fituesin e garës që ta rikthejnë bashkinë në kontrollin e tyre.

Në çdo palë zgjedhje ne nuk përplasemi me koncepte por me vjedhjen dhe korrupsionin, ku sot në Sqhiëpri kanë një mbështetje të fortë kriminale dhe ekonomike.

Sado që është mësuar që të fshehë Rama dhe sot e kësaj dite nuk shpjegon se si ndërtoi vilën në Surrel. Fakti këtu mbetet se Rama është kapur në flagrancë duke vjedhur pronat e qytetarëve dhe drejtësia nuk ndërmerr asnjë hap.

Qoftë Himara, qoftë Tirana çdo bashki në vend janë mbuluar nga korrupsioni."

Login to post comments