Rama justifikon marrjen e pronës në Vuno: Po i merr fisi, unë kam hequr dorë

Premte, 02 August 2024 21:20
 

Statusi në rrjetet sociale duket se ishte i pamjaftueshëm për kryeministrin Edi Rama për të justifikuar 7 VKM-të dhe 2 ligjet që i dha atij dhe familjarëve pronën me vlerë 30 milionë euro në Vuno. Në një takim elektoral, kryeministri u përpoq të justifikonte se ato prona i kishte të trashëguara, dhe se ai personalisht nuk do përfitojë, por do i marrin familjarët dhe fisi.

SYRI TV 

Kryeministri Edi Rama, shfrytëzoi një takim elektoral me kandidatin e Himarës Vangjel Tavon për të justifikuar 7 VKM-të dhe 2 ligjet, që i hapën rrugë përfitimit të pronave nga ai dhe familjet e tij. Si justifikim, këtë herë, Kryeministri përdori qëndrimin se ai personalisht nuk do të marrë tokë, por do ja lëri farefisit të tij, por sërish nuk dha përgjigje për Vendimet e Këshillit të Ministrave të firmosura prej tij dhe ndryshimeve ligjore, standard për të cilin sot lideri i opozitës Sali berisha dhe dhendri i tij Jamarbër Malltezi mbahen në arrest shtëpie.

Për tu justifikuar para himarjotëve për marrjen e 22. 4 hektarë tokë me vlerë 30 milionë euro në një prej zonave më të lakmuara të jugut, kryeministri Rama nisi të bënte historinë familjarë, se ajo pronë është e trashëguar.

Ndërsa tenton të përjashtojë veten nga marrja e tokës me vlerë 30 milionë euro, kryeministri dëshmoi se njihte në detaje historikun e marrjes së kësaj prone, e tashmë duket se ka programuar në mënyrë perfekte edhe aktin formal të certifikatës, që tashmë është e garantuar fal ndryshimeve ligjore dhe VKM-ve të firmosura prej tij.

Login to post comments