KLSH e njoftoi/ Veliaj, në dijeni të vjedhjeve në inceneratorin e Tiranës

Diel, 04 August 2024 15:55
 

Në vitin 2021 është publikuar një raport në lidhje me inceneratorin e Tiranës. Kontrolli i Lartë i Shtetit, në një dokument shumëfaqësh, jep me fakte dhe detaje problematikat që ka ky incenerator. 

Së pari, për kostot, së dyti për teknologjinë, apo mënyrën e zgjedhur, dhe, së treti, se si ishte dhënë ky koncesion dhe si po performonte ai nëpërmjet Njësisë së Zbatimit të Projekteve, e cila në fakt është sabotuar në mënyrë të vazhdueshme nga Bashkia e Tiranës.

Lë të shohim faktet...

Së pari, Kontrolli i Lartë i Shtetit, në 2021-shin, na bën me dije se shteti shqiptar, qeveria, ka qenë në dijeni të shkeljeve ligjore mbi procedurën dhe kostot e fryra. Për këtë Bashkia e Tiranës duhet të mbajë përgjegjësi. Erion Veliaj thotë se nuk ka përgjegjësi pasi ishte kontratë e qeverisë, por në fakt harron të thotë se një pjesë e përgjegjësisë është e tija personale si kryetar bashkie.

A është ai që e çoi Taulant Tushën në Njësinë e Zbatimit të Projekteve? A është Taulant Tusha drejtori i tij, i cili rrëzoi kërkesën e disa anëtarëve për të diskutuar çmimet dhe kostot? A nuk është përfaqësuesi i Bashkisë së Tiranës, njeriu kryesor në këtë koncesion? Sepse Erion Veliaj e ka aktivizuar, këtë e ka thënë edhe në mbledhje të Këshillit Bashkiak hapur. Është ai që ka bërë kërkesën për një incenerator në Tiranë.

KLSH e njoftoi/ Veliaj, në dijeni të vjedhjeve në inceneratorin e
Taulant Tushe
 

Na ka thënë Erion Veliaj se kostoja ishte më e ulët me 29 euro sesa ajo e IFC-së me 37 deri në 38 euro. Kur në fakt kostoja e IFC-së përfshinte edhe mbledhjen e mbetjeve dhe landfillimin. Ndërkohë që sot me incenerimin e munguar, me landfillimin dhe mbetjet e tyre në Tiranë paguhet 2-3 herë më shumë sesa ajo e përllogaritur nga IFC-ja.

Erion Veliaj thotë se nuk ka përgjegjësi dhe nuk ishte në dijeni, por në fakt ai e ka ditur sepse ia ka thënë raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit. Ai e ka ditur sepse atij i janë emëruar përfaqësuesit e tij në krye të Njësisë të Zbatimit të Projekteve. Erion Veliaj ka qenë në dijeni të gjithçkaje. Për me tepër drejtorët e Erion Veliajt, me vulën e bashkisë, kanë firmosur një kontratë, atë të dherave, me kompaninë koncesionare, me një vlerë të ardhurash për këtë kompani rreth 60 milionë euro. 



Vlera është e njëjtë thuajse me shumën që i paguante qeveria shqiptare kësaj kompanie koncesionare. Çka do të thotë me përllogaritjet e KLSH-së apo me hetimet që po zhvillohen nga SPAK-u, banorët e kryeqytetit, vetë Bashkia e Tiranës, në kontratën koncesionare mund të paguante nga 0 deri në 5 euro për ton. 

Argumentet

CNA ka mundur të kontaktojë me specialistë, të cilët theksojnë atë që ne e kemi shkruar shpesh. Pa dherat, kompania koncesionare e landfillit të Tiranës nuk do të mund ta ushtronte aktivitetin e saj. Pra nuk kishte si t'i mbulonte dhe t'i kryente proceset e landfillimit pa dhera. Ku do t'i gjente dherat, lind pyetja? Ose do të dilte në treg dhe do t'i blinte, ose do të gjente ndonjë gurore apo zonë për t'i marrë ato duke nxjerrë leje specifike dhe duke paguar para, pra kosto për të vazhduar procesin e landfillimit dhe deri tek incenerimi.

Dherat i mungonin, ndërkohë Tirana ishte hambari i tyre, sepse po ndërtoheshin kulla, pallate. Kështu u gjet zgjidhja, u bë një kontratë koncesionare, e cila i dha kompanisë 60 milionë euro, pothuajse aq sa paguante shteti. E në rast se Bashkia e Tiranës do të kujdesej për miradministrimin e taksave dhe nuk do të shpërdoronin detyrën ata zyrtarë dhe Erion Veliaj, nuk do të bënin korrupsion me kompaninë koncesionare të inceneratorit, të ardhurat e dherave duhet të zbriteshin nga pagesat që bënte qeveria shqiptare nëpërmjet Bashkisë së Tiranës, nëpërmjet transfertës së pakushtëzuar. 




Fakt tjetër...

Por kjo nuk ndodhi! Nuk ndodhi sepse Veliaj shkatërroi Njësinë e Zbatimit të Projektit. Ky është një fakt tjetër. Pra, kompania koncesionare, të ardhurat në 6-7 vite duhet t'i kishte rreth 60 apo 70 milionë euro, të cilat do të vinin vetëm nga transferta e pakushtëzuarpër incenerimin që nuk ndodhi kurrë, nuk u ndërtua kurrë një incenerator, megjithëse kompania duhet të investonte 128 milionë euro. 

Në këtë rast jemi përballë një fakti: Pse Bashkia e Tiranës sabotoi Njësinë e Zbatimit të Projektit? Pse Bashkia e Tiranës firmosi një kontratë për 60 milionë euro dhe nuk e vuri në dijeni qeverinë shqiptare, institucionet e koncesioneve, ministritë përkatëse të linjës për këto të ardhura të kësaj kompanie, për këto veprime që po bënte, për këtë marrëveshje që kishte kryer me kompaninë koncesionare që të ndërhyhej dhe më pas të rregullohej çmimi? 

Pse Bashkia e Tiranës nuk ndërhyri t'i kërkonte kompanisë koncesionare të miratonte tarifën e dherave, pasi shërbimin po e ofronte koncesionari, por mbulimin e bënte Bashkia e Tiranës? Kontratën e kishtë firmosur kjo e fundit, institucionet e saj ishin vendosur në dispozicion.

Pra, kompania e koncesionit të landfillit dhe inceneratorit të Tiranës që mungon fitoi dyfishin e parave nga kontrata që firmosi me drejtorët e Erion Veliajt, që nuk ka një çmim të miratuar dhe që nuk u njoftuan institucionet shtetërore.




Pra, jemi përballë shumë fakteve që Erion Veliaj, jo vetëm nëpërmjet raportit të KLSH-së, jo vetëm nëpërmjet drejtorëve të tij që kanë firmosur një kontratë, e cila mban vulën e Tiranës, jo vetëm nëpërmjet përfaqësuesit të tij, i cili ka qenë në Njësinë e Zbatimit të Projektit, por edhe nëpërmjet përfaqësuesit e tij, i cili ka qenë në grupin e punës për dhënien e këtij koncesioni. 

KLSH e njoftoi/ Veliaj, në dijeni të vjedhjeve në inceneratorin e
Erion Veliaj

Pra, në të gjitha anët Erion Veliaj, jo vetëm ka qenë në dijeni, jo vetëm ka shpërdoruar detyrën, por Erion Veliaj ka inauguruar edhe shkolla të kompanive koncesionare, e ka marrë në mbrojtje kompaninë koncesionare. Drejtorët e tij kanë firmosur marrëveshje me kompaninë koncesionare për të fituar miliona e miliona euro. 

KLSH e njoftoi/ Veliaj, në dijeni të vjedhjeve në inceneratorin e
Një dokument zyrtar që na tregon se si 3 drejtorët e Erion Veliajt firmosin për t'u bërë “ushtarë” të kompanisë së landfillit të Tiranës.
KLSH e njoftoi/ Veliaj, në dijeni të vjedhjeve në inceneratorin e
Dokumenti zyrtar që na tregon se si 3 drejtorët e Erion Veliajt firmosin për t'u bërë “ushtarë” të kompanisë së landfillit të Tiranës.

Sjellja e tij është shpesh ajo që e ka akuzuar edhe opozita dhe ish-bashkëpunëtori i tij i ngushtë, Arben Ahmetaj, duke e quajtur pronarin faktik të inceneratorit të Tiranës që nuk ekziston. Prandaj edhe Erion Veliaj ka qenë në dijeni.



Faktet janë kokëforta, nga i pari tek i fundit. Nga shkatërrimi i Njësisë së Zbatimit të Projekteve, nga firmosja e një kontrate në interes të një koncesionari, nga tarifa e fryrë, nga riaktivizimi i projektit duke përdorur IFC-në, nga kërkesa aprovuese drejtuar Ministrisë së Mjedisit, e kështu me radhë.

Ndaj, të gjitha këto hallka kanë ndodhur me dijeninë e Erion Veliajt, në bashkëpunim me njerëzit e Erion Veliajt, në shërbim të këtij të fundit. Faktet askush nuk mund t'i mohojë, çfarëdo që të thonë, sido që të justifikohen.

Sot jemi përballë faktit që kompania koncesionare ka marrë 130 milionë euro, rreth 70 nga qeveria dhe 60 të tjera nga dherat. Ka investuar rreth 22 milionë euro sipas një dokumenti zyrtar të kompanisë, rreth 30 milionë euro sipas pretendimit të saj në 5-6 vite dhe inceneratori nuk ekziston. 100 milionë eurot e tjera nuk dihet se ku kanë shkuar.

Erion Veliaj është përgjegjës për megaaferën e shekullit, atë të inceneratorit të Tiranës që nuk ekziston, ku është zhvilluar një vjedhje e pandalshme, ku SPAK-u deri tani ka vërtetuar 25 milionë euro, 20 nëpërmjet skemave të pastrimit të parave dhe blerjes së pronave. 

Pra, sapo vjen dhe më tej po zbardhen fakte dhe dokumente të cilat tregojnë se afera e shekullit ka pasur shifra të frikshme, të cilat nuk është e mundur të merren e të qarkullohen pa dijeninë e zyrtarëve të lartë, pa kontrata të firmosura me Bashkinë e Tiranës, ku ka qenë dhe burimi kryesor i të ardhurave për këtë kompani. Më pas, pasi janë mbushur llogaritë, kanë filluar dhe abuzimet dhjetëra miliona euroshe siç na i kanë provuar SPAK-u dhe KLSH-ja.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...