Votimet në Himarë, Celibashi bën të paditurin: Bëhet palë në paligjshmëri, brenda vitit dy standarde për kartat...

Diel, 04 August 2024 15:59
 

Ilirjan Celibashi, Komisioneri Shtetëror për Zgjedhjet, po zhvillon një mbledhje me KZAZ në Himarë, atje ku po zhvillohen zgjedhjet për Kryebashkiak, ndërsa në garë janë Petro Gjikuria, kandidat i opozitës, dhe Vangjel Tavo nga Partia Socialiste.

Në një prononcim për mediat, Celibashi tha se çështja që është sjellë në vëmendje është ajo e vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit. Celibashi tha se kjo çështje mbetet jashtë procesit zgjedhor në themelin e vet, duke shtuar se nuk është një kompetencë e KQZ. 

“Është e vërtetë që janë rreth 6 mijë votues që dokumenti i identifikimit ose i ka skaduar ose i skadon në ditën e sotme. E njëjta gjë ka qenë edhe në zgjedhjet e kaluara, por në atë kohë pati një vendim dhe ata u lejuan të votonin. Në këtë rast nuk kemi pasur asnjë njoftim apo kërkesë zyrtare nga partitë politike, në ditët e fundit kemi pasur një shqetësim të ngritur në mënyrë informale”, tha Celibashi, duke ripërsëritur qëndrimin se kjo çështje nuk i përket KQZ-së.

Sipas tij, nuk dihet se sa është numri i qytetarëve që kanë shkuar për të votuar dhe sa nuk janë lejuar të votojnë sepse kartat e identitetit të tyre ishin të skanduara.

“Jemi apo s’jemi në përputhje me parashikimet e ligjit”, tha Celibashi duke iu referuar rasteve në Himarë.

Celibashi tha se nuk ka pasur komunikime me përfaqësues të Qeverisë apo Ministrisë së Brendshme lidhur me këtë problematikë. “Është një çështje që lidhet me interesin e vetë votuesve, pra kanë ose jo interes ato për të votuar, dhe për të pasur një dokument të vlefshëm identifikimi. Ky proces më pas i përket kandidatëve dhe subjekteve të interesuara”, tha ai.

Kreu i KQZ tha se në përgjithësi procesi ka shkuar qetë, ka pasur raste që janë evidentuar problematika. “Në një qendër votimi ka pasur pretendime për persona të paautorizuar në një qendër votimi. Kemi pasur një incident në një qendër votimi në Lukovë, ku përfaqësuesit e mediave nuk janë lejuar të hyjnë për të filmuar”, tha Celibashi.

Sot si bën të paditurin kur pyetet pë problemin e kartave te skaduara. Ndërkohë qe kreu i KQZ është njoftuar për problemtikën e kartave te skaduara në Himarë dhe nuk ka marrë asnjë masë për rregullimin e problemit siç ndodhi në votimet e një viti më parë.

Celibashi kështu bëhet palë në paligjshmëri, brenda vitit dy standardr për kartat, duke bërë të paditurin për t’u bërë palë në vjedhjen e zgjedhjeve në Himarë nga bandat e riliindjes.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...