BIRN/ Rritje e pazakontë e numrit të votuesve në Himarë

Diel, 04 August 2024 16:00
 

Në zgjedhjet e së dielës në Bashkinë Himarë kanë të drejtë vote 22,921 qytetarë.

Opozita akuzon se qeveria, në përpjekje për të fituar zgjedhjet, ka importuar votues nga zona të tjera të Shqipërisë. 

Maxhoranca socialiste  nuk ka komentuar mbi akuzat.

Numri i votuesve të regjistruar për zgjedhjet e së dielës është në fakt më i lartë se sa në zgjedhjet e vitit 2023.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se mes zgjedhjeve të vitit të kaluar dhe atyre të këtij viti, numri i votuesve është rritur me 99 vetë. Kjo rritje është e pazakontë duke marrë parasysh që mes zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021 dhe zgjedhjeve për pushtetin vendor të vitit të kaluar, numri i votuesve në këtë bashki nuk është rritur.

Të dhëna të tjera indirekte sugjerojnë se në fakt, tendenca natyrore është pakësimi i popullsisë dhe rrjedhimisht rënia e numrit të votuesve, për shkak se në Bashkinë Himarë, numri i vdekjeve tejkalon numrin e lindjeve.

Login to post comments