Shalsi-Nikolla manipuluan vendimin për emërimin e Merita Gurabardhit në AMF

Diel, 04 August 2024 17:43
 

‘Shqarthi’ i interesave korruptive në Kuvend, Eduart Shalsi dhe ish kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, dyshohet se janë përfshirë në manipulimin e vendimit dhe mashtrimin e deputetëve për emërimin e Merita Gurabardhit si anëtare e bordit të AMF.

 

Merita Gurabardhi, prestanome e Besnik Leskajt tek kompania e mikrokredisë AFI (Albanian Financial Institucion shpk) dhe biznes panelesh diellore (EB Energy), duhet të zëvëndësonte në AMF, ‘kunadhen’ Ervin Mete, ish drejtor AMF.

Metes i mbaronte mandati në 2025, por Rama e emëroi ministër Financash në shtator të vitit 2023, lëvizje që solli edhe ndërprerjen e mandatit.

Gurabardhi ishte shefe kabineti e “kunadhes” së financave Ervin Mete. Njihet si “luledelja” e tij, që në kohën kur Mete u bë Drejtor i Përgjithshëm i AMF, duke ngjitur shkallët e pozicionimit të saj brenda këtij institucioni. 

Në këto rrethana, Mete, pasi ishte sinjalizuar për shkarkimin nga Rama, nxitoi duke propozuar “luledelen” për anëtare e bordit të AMF, në koordinim me ‘shqarthin’ Eduart Shalsi.

Vendimi i përgatitur për emërimin e Merita Gurabardhit parashikonte emërimin e saj vetëm për pjesën e mandatit të mbetur që kishte lënë Ervin Mete.

Deputetëve u është paraqitur për miratim një vendim tjetër, me një ndryshim të rëndësushëm, ku parashikohej që Merita Gurabardhi të emërohej anëtare e bordit të AMF me mandat të plotë 5-vjeçar dhe mandje duke përfshirë edhe pozicionin e nëndrejtorit të AMF.


Manipulimi dyshohet se është bërë nga Eduart Shalsi, i dyshuar si ‘skifter’ në Greqi dhe Lindita Nikolla. Shalsi ka paraqitur një raport në Kuvend si kryetar i Komisionit të Ekonomisë.


Partia Demokratike duket se nuk e konstatoi këtë marifet. PD-ja kërkoi vetëm që AMF të ndahej me të, pra pazar për të propozuar ajo anëtarin e bordit.

Gazment Bardhi i PD tha se “Ka një problem në këtë votim, me emrat, përse kjo mungesë balance për këtë organ të pavarur? Ka qënë gjithmonë me ekuilibër zgjedhja e anëtarëve të bordit të drejtorit dhe nëndrejtorit ekzekutiv të AMF, midis pozitës dhe opozitës”.

“Shqarthi” Shalsi, nxitoi të sqarojë Bardhin duke justifikuar “Zgjedhja e të dyve është bërë konform kërkesave të ligjit për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare. Anëtari i Bordit, që zgjidhet edhe nëndrejtori ekzekutiv, emërohet nga Kuvendi me propozimin e Ministrit të Financave, ndërsa tjetri me propozim të Bankës së Shqipërisë.”

Gurabardhi, lidhje me mikrokreditë

Me një karrierë modeste në sistemin bankar bashkë me motrën Arta Gurabardhi, u vendosën si prestanome tek kompania e mikrokredisë AFI (Albanian Financial Institucion shpk) që ka marrë licensën nga Guvernatori Sejko në Maj 2016.

AFI është një tjetër piramidë mashtrimi në fushën e mikrokredisë në pronësi kryesore të Besnik Leskaj, pinjoll i ish deputetes socialiste Valentina Leskaj. Me transanksione e fije mafioze të shtrira deri në Angli e Portugali, kompania e mikrokredisë AFI është përzierë në pastrim parash në fonde investimesh duke blerë e shitur kredi shumëmilionëshe nëpër banka.

Motrat Gurabardhi kanë ndihmuar në këto operacione të AFI, derisa largohen para disa vitesh duke shitur kuotat e tyre.

Merita Gurabardhi dyshohet se mbulon edhe një biznes tjetër të Besnik Leskajt me panelet diellore, përmes kompanisë (EB Energy).


Në tetor të vitit 2023, Merita Gurabardhi ia kaloi aksionet e kompanisë bashkëshortit të saj Ervin Xhomo, i cili punon te Abi Bank i Andi Balltas, lavatriçja më e madhe e pastrimit të parave në Shqipëri.

Modifikuar më Diel, 04 August 2024 17:45
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...