Berisha: Sot Edi Rama ju mohoi të drejtën e votimit, të drejtën kushtetuese për 6153 banorëve të Himarës

Diel, 04 August 2024 21:35

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi drejtëpërdrejtë kryeministrin Edi Rama se ai sot ju mohoi të drejtën kushtetuese të votimit për 6153 banorë të Himarës në zgjedhjet për kryetar bashkie.

‘Sot Edi Rama ju mohoi të drejtën e votimit, e ushtrimit të të drejtës kushtetuese për votimin 6153 banorëve të Himarës’, u shpreh Berisha gjatë tubimit qytetar te ‘Rruga e Shpresës’.

Berisha: Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, mirënjohjen më të pakufishme ndaj jush, misionareve dhe misionarëve të vërtetë të kauzës së drejtë, kauzës së madhe, të çdo shqiptari të ndershëm, të çdo shqiptari, atdhetarë, patriot, të kauzës së lirisë, interesit kombëtar, shpresës dhe besimit.

Një përshëndetje u dërgoj sonte të gjithë qytetarëve të Himarës, që ushtruan të drejtën e tyre kushtetuese në një votim që vjen pas grabitjes monstruoze të mandatit të Fredi Belerit, nga Edi Rama dhe bandat e tij.

Miqtë e mi!

Sot përsëri zgjedhjet në Himarë dëshmuan intolerancën e plotë, dëshmuan krimin monstruoz elektoral, shtetëror. Dëshmuan fytyrën e vërtetë të Edi Ramës.

Sot Edi Rama ju mohoi të drejtën e votimit, e ushtrimit të  të drejtës kushtetuese për votimin 6153 banorëve të Himarës se me pretekstin se atyre u kishin skaduar kartat e identitetit.

Ky dënim, ky ndëshkim i qytetarëve të Himarës, se kartat e tyre kishin skaduar ndërkohë që kishte skaduar vetëm data, por nuk kishte ndryshuar asnjë nga elementët e sigurisë që dëshmonin identitetin e qytetarit, është një akt kriminal, është një akt që fakton për të qintën herë se me Edi Ramën, zgjedhje të lira nuk ka dhe nuk do të ketë.

Login to post comments