Berisha: Edi Rama o hajdut i Gjipesë, i vure syrin e ciklopit dhe e grabite pjesën më panoramike, të të gjithë bregut të Shqipërisë

Diel, 04 August 2024 21:33
 

Kryedemokrati Sali Berisha e ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se është hajduti i Gjipesë, pas publikimit të skandalit të përvetësimit të 224 mijë metrave katrorë tokë në Vuno.

‘Edi Rama o hajdut i Gjipesë, i vure syrin e ciklopit dhe e grabite pjesën më panoramike, më të kushtueshme të të gjithë bregut të Shqipërisë’, tha Berisha në tubimin qytetar në mbështetje të tij te ‘Rruga e Shpresës’.

Berisha: U ndala në këto momente për dy arsye.

Për të theksuar edhe njëherë se nuk ka mashtrim më të madh se sa të mendosh se me Edi Ramën mund të ketë zgjedhje të drejta në Shqipëri.

Theksoj këtë për të theksuar, rëndësinë vendimtare, jetike, që ka për çdo shqiptar që e do veten e tij, këtë vend, familjen e tij. Beteja pa ndalim dhe pa kthim gjer në krijimin e qeverisë teknike.

Zgjedhjet e lira, ndryshimin e pushtetit, fitoren e opozitës.

Por me aktet në këto zgjedhje, Edi Rama faktoi për çdo shqiptar se për atë, nuk ekziston kushtetuta, nuk ekziston e drejta e votës për qytetarin shqiptar.

Nuk ekziston shteti ligjor.

Nuk ekziston interesi kombëtar.

Të gjitha këto zhduken, asgjësohen para interesave të tij mafioze në gjirin e Gjipesë.

Edvin Gjipeja sot ke dëshmuar me atë që u bëre zgjedhësve në Himarë, se ti je, i aftë të ndërmarrësh çdo akt, të shkelësh çdo ligj, kushtetutë, të shkelësh çdo interes kombëtar për interesat e tua mafioze në Gjipe, por dhe në zona të tjera të bregut.

Interesa personale të klanit tënd, interesa të konkretizuara me 224 mijë metër katror tokë në pjesën më panoramike, më të kushtueshme, më turistike të të gjithë bregut të Shqipërisë që i vure syrin e ciklopit dhe e grabite, i pangopur, hajdut  i Gjipesë, hajdut i Shqipërisë.

Login to post comments