Administrata, policia, krimi, bandat, të gjithë bashkë/ Ja sa vota i dhanë Vangjel Tavos…

Hënë, 05 August 2024 09:21
 

Vangjel Tavo është shpallur fitues i zgjedhjeve të pjesshme në Himarë. Nga numërimi i 36 kutive të votimit, Tavo ka siguruar 5022 vota ose 58.62 % ndërsa Petraq Gjikuria 3545 vota, 41.38%.

8678 zgjedhës ushtruan të drejtën e votës dje për të zgjedhur kryetarin e ri të bashkisë së Himarës, mes kandidatit socialist Vangjel Tavos dhe Petro Gjikurisë, i cili kandidonte nën siglën “Bashkë Fitojmë’  të partive opozitare. Në raport me zgjedhjet e kaluara të 14 majit 2023, kur u shpall fitues kandidati i opozitës Fredi Beleri, në zgjedhjet e 4 gushtit votuan 803 votues më shumë, ose 3% më shumë votues.

 

Gjatë ditës së djshme në Himarë u vu re prezenca e shtuar e drejtorëve të shumtë të administratës së lartë. Ndërkohë që shpesh hërë u denoncuan nga përfaqësus të opozitës që ishin prezentë në zona të ndryshme të kësaj bashkie edhe persona me të kaluar kriminale e deri eksponentë që janë nën hetim nga SPAK. Indiferenca e policisë ishte maksimale ndaj qëndrimeve dhe reagimeve të opozitës që u detyruan të përballen me presionin e tyre. Ndërkohë që nuk u lejuan të votojnë më shumë se 6000 persona pasi kartat e tyre ishin të skaduara. Kjo është një standrat i dyshfishtë pasi në zgjedhjet e një viti me parë ata u lejuan të votonin. Gjithçka u bë me dirgjim nga kreu i PS. I duhej me çdo kusht Himara pasi aty janë pronat e investitorëve të tij strategjikë.

Login to post comments