Balliu: Rama nuk po luan për Bashkinë e Himarës për problemet e qytetarëve, por për të vjedhur pronat

Hënë, 05 August 2024 09:23
 

I ftuar në SYRI TV me moderatorin Arnold Karriqi, shefi i Organizimit në PD, Klevis Balliu akuzoi kryeministrin Edi Rama, kreun e KQZ-së dhe Presidentin e Republikës, se kanë pasur një plan të mirëorganizuar për të tjetërsuar vullnetin e qytetarëve të Himarës në zgjedhjet e sotme të pjesshme lokale për kryetar bashkie.

Sipas Balliut, ‘ky është një akt antidemokratik që fakton edhe njëherë pamundësinë e zgjedhje për sa kohë Edi Rama është në qeveri’. 

Gjithashtu Balliu theksoi se ‘Edi Rama nuk po luan për Bashkinë e Himarës se nuk i intereson as problemet as hallet e Himarës dhe qytetarëve por ai po luan atje për të vjedhur tokat e Himarës’.

‘E ka për biznes e ka për Olta Xhaçkën, e ka për vëllain e vetë për Olsi Ramën që do të thotë e ka për veten e vetë. Pra vjedhja e tokave dhe pronave të Himarës është misionin i Ramës. Për atë ky është një biznes që është shumë fitimprurës për këtë arsye ai është gati të bëjë gjithçka’, tha Balliu.

Balliu: Jemi përpara fakteve konkrete. 25% e popullatës nuk është lejuar të votojë, konkretisht 6 mijë votues nuk kanë pasur mundësinë të votojnë. Ka qënë një plan i mirëmenduar, qeveria për shkak të kontrollit dhe Ministrisë së Brendshme ka qënë e informuar për situatën e kartave ID, dhe për këtë arsye, me urdhër të Edi Ramës, Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, i dërgoi një urdhër Presidentit të Republikës, i cili si asnjëherë tjetër në 30 vite demokraci, caktoi një datë zgjedhje brenda 20 minutave të kërkesës së Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi, duke caktuar 4 gushtin si datë për këtë proce zgjedhor dhe pa u konsultuar me asnjë parti politike që marrin në pjesë. Ky është rast unik në historinë e pluralizmit në Shqipëri.

Tani e kuptojmë pse ishte gjithë kjo ngutje dhe pse presidenti iu përgjigj urdhrave të Ëngjëll Agaçit brenda 20 minutave duke dekretuar datën 4 gusht si data e zgjedhjeve në mënyrë që qytetarët të mos kishin të drejtë të votonin.

Nga ana tjetër KQZ bën sikur nuk di se çfarë ka ndodhur dhe me një fjali të thjeshtë të kryetarit të KQZ largoi nga procesi demokratik 6 mijë qytetarë, 25% të votuesve.

Ky është një akt antidemokratik që fakton edhe njëherë pamundësinë e zgjedhje për sa kohë Edi Rama është në qeveri. Fakti që qytetarët janë përjashtuar nga zgjedhjet do të thotë që demokracia ekziston vetëm si fjalë por asgjë konkrete, nuk ekziston demokracia në Shqipëri, nuk ka pasur një proces demokratik në Himarë, procesi i Himarës i bën zgjedhjet e Venezuelës të duken lule përballë këtyre.

Në rastin e Himarës, Edi Rama nuk po luan për Bashkinë e Himarës se nuk i intereson as problemet as hallet e Himarës dhe qytetarëve por ai po luan atje për të vjedhur tokat e Himarës. E ka për biznes e ka për Olta Xhaçkën, e ka për vëllain e vetë për Olsi Ramën që do të thotë e ka për veten e vetë.

Pra vjedhja e tokave dhe pronave të Himarës është misionin i Ramës. Për atë ky është një biznes që është shumë fitimprurës për këtë arsye ai është gati të bëjë gjithçka.

Login to post comments