Berisha: Treshja famëzezë Veliaj-Bego-Balla do ndërtojnë kulla në një sipërfaqe 40 mijë metra katror

Tuesday, 06 August 2024 15:36
 

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka publikuar mesazhin denoncues të një qytetari, i cili thotë se treshja Veliaj-Bego-Balla do të shkatërrojnë mbi 300 godina të ndryshme për të ndërtuar kullat e tyre.

‘Treshja famëzezë Veliaj-Bego-Balla do ndërtojnë kulla në një sipërfaqe 40 mijë metra katror. 

Do prishin mbi 300 objekte banimi dhe biznesi.

Dënoj me forcën më të madhe këtë akt armiqësor grabitqar ndaj qytetarëve të Tiranës. Ju bëj thirrje banorëve të Tiranës të gjithë në revoltë për mbrojtjen e pronave dhe interesave tuaja nga mafia më e rrezikshme e Tiranës Velia-Bego-Balla.

Mbështetje të plotë qytetarëve që mbrojnë pronat e tyre nga mafia grabitqare’, shkruan kreu i PD-së, Sali Berisha në postimin e tij, ndërsa ka publikuar edhe mesazhin e qytetarit.

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital.

Pershendetje Doktorr Berisha

Uroj te jeni mire

Jam Lutfi Kastrati banore i Unazes se Re aktualisht qe po flasim zona jone po perfshihet nga nje projekt famkeq i devijimit te lumit Lana me titull projekti ( rehabilitim i lumit Lana).

Erjon Velija ka miratu nje projekt devijimi te lumit ku rrenohen mbi 300 objekte vetem e vetem se ketu ne zone tek ish serat Babe Rexha ne nje siperfaqe 40000 mije metra kateror po ndertohen kulla nga treshja

Mond Bego

Taulant Balla

Erjon Veliaj

ne ketë zone shumica e banorve jane pjese e protestes se Unazes se re dhe votues te djathte ku ne tre qendrat e votimit kemi mare 1126 vota kundrejt 334 vota PS.

Ne emer te banorve kerkojme mbeshtetje per te pregaditur nje denoncim ne Spak se ketu eshte nje krim i shemtuar nga bashkia e Tiranes. Eshte deviju shtrati i Lumit Lana.

nese e shifni te arsyeshme kemi nevoje per mbeshtetje.

Faleminderit

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...