Prej disa minutash ka nisur protesta para Bashkisë së Tiranës, ku qytetarët e revoltuar kërkojnë me ngulm arrestimin e Erion Veliajt dhe largimin e tij nga drejtimi i këtij institucioni.
Tedi Blushi u shpreh gjatë fjalës së tij në protestë se ky aksion duhet të përshkallëzohet edhe më shumë, në mënyrë që të largohet Veliaj.
Ai i ftoi qytetarët që të jenë të pranishëm edhe në mbledhjet e Këshillit Bashkiak.
Blushi u shpreh i vendosur se qytetarët do ta kapin Veliajn për zverku dhe do ta largojnë nga detyra.
"Do ta shporrim këtë vemje të flliqur nga kjo godinë. Të dashur qytetarë është koha e aksionit. Ndaj ju ftoj që të arrestojmë ne Erion Veliajn kudo që ndodhet. SPAK-u është bërë palë me të. SPAK-u është bërë partner në krim. Nuk ka sapun që ia lan fytyrën e pistë Veliajt. Duhet të vijojmë aksionin me protesta. Ju ftoj që edhe në çdo mbledhje të Këshillit Bashkiak që ta kapim për zverku këtë kriminel. Veliajn e pret ndëshkimi popullor. Protestat dhe aksioni duhet të përshkallëzohen edhe më shumë", u shpreh ai.