Qindra qytetarë të revoltuar dhe të zemëruar ndodhen sot në protestën para Bashkisë së Tiranës dhe kërkojnë me ngulm largimin e Erion Veliajt.
Ata në shenjë revolte kanë hedhur edhe vezë në drejtim të godinës.
Ndërkohë e gjithë godina e bashkisë është e rrethuar nga forca të policisë.
Deri më tani protesta është e qetë. Nuk mungojnë thirrjet: "Veliaj hajdut", "Veliaj kriminel".
Protestat para kësaj bashkie po zhvillohen për skandalet që kanë ndodhur në këtë institucion, siç janë afera e inceneratorëve dhe dosja "5D", ku janë arrestuar pas hetimeve të SPAK-ut, një sërë drejtorësh. Qytetarët kërkojnë me ngulm largimin e Veliajt nga zyra dhe vënien e tij para drejtësisë.
Edhe vetë Veliaj u mor në pyetje nga SPAK-u për aferën e inceneratorëve, ndërsa gjykata lëshoi disa javë më parë masa të tjera sigurie, me urdhër të prokurorit të posaçëm.
Ndërkohë, hetimet për inceneratorët vazhdojnë, ka shkuar në SPAK grupi i parë, janë edhe dy grupe të tjera. Fillimisht u akuzuan për korrupsion, por tashmë mbi personat e përfshirë rëndon edhe akuza e grupit të strukturuar kriminal për një aferë rreth 130 milionë euro, për një incenerator që nuk ekziston.
Edhe pse në temperatura të larta, aktivistët për Mbrojtjen e Teatrit dhe opozita nuk tërhiqen.