Sot, 36-vjetori i martirizimit të poetit të shquar e disident Havzi Nela!
Letrat shqipe dhe mbarë kombi shqiptar përulen sot me nderimin më të thellë, mirënjohjen më të pakufishme para veprës së pavdekshme, sakrificës sublime, të martirit të lirisë, poetit të pavdekshëm disident Havzi Nelës.
36 vjet më parë, më 10 gusht të vitit 1988 me firmën e xhelatëve të diktaturës hoxhiste, Ramiz Alia dhe Kristaq Rama, babait biologjik të Edi Ramës, u ekzekutua me varje në sheshin kryesor të qytetit të Kukësit për t’u bërë përjetë i pavdekshëm, poeti i shquar e disident Havzi Nela.
Varja publike e poetit, kolosit të pa mposhtur të lirisë me urdhër të xhelatëve Alia dhe Rama vetëm një vit para shembjes së Murit të Berlinit ishte çmimi që ai pagoi për guximin e tij që t’ju thurur vargje kushtruese, lirive dhe të drejtave të njeriut, frymës së Helsinkit dhe Kosovës të pushtuar.
Varja publike e Havzi Nelës, ky akt makabër tronditi mbarë opinionin publik shqiptar dhe botëror dhe dëshmoi përsëri fytyrën e vërtetë mizore të diktaturës hoxhiste.
Akti kishte synim kryesor jo vetëm hakmarrjen primitive të xhelatëve të regjimit ndaj kundërshtarit politik, por edhe terrorizimin e popullatës në tërësi dhe inteligjencës shqiptare në veçanti si dhe të vriste pa lindur, pa dalë nga goja çdo varg apo fjalë të lirë.
Por, sot Havzi Nela prehet i qetë në panteonin e lirisë të kombit shqiptar kurse kasapët që urdhëruan varjen e tij dergjen në galerat e krimit politik dhe turpit të historisë.
Nderim për jetë poetit disident Havzi Nela!
Këtu me poshtë keni ripublikimin e një poezie të poetit Havzi Nela dhe një status për Edi Ramën, të birin e xhelatit Kristaq Rama që së bashku me diktatorin Ramiz Alia firmosi 36 vjet më parë varjen në litar të poetit disident.
-Poezia “Fryma e Helsinkit” nga Havzi Nela
Kështjella feudale tundet e lëkundet
Si nji varkë e thyeme mbi valët përkundet;
Tirani mizor me detin sot po mundet
Thellë, gjithnji ma thellë n’mes dallgëve po futet.
Fryma e Helsinkit u derdh porsi era
Na përkëdheli zemrat, çeli si pranvera;
Këtu në votrat tona futi gaz e shpresë
Na zgjoi afsh e vrull, ndoshta, nuk do vdesë!
Sot është një ditë që mund të bëhesh njeri!
Edvin!
Sot është 36 vjetori i varjes në litar në sheshin qendror të qytetit të Kukësit me firmë të xhelatëve Ramiz Alia dhe Kristaq Rama, babait tënd biologjik, të poetit disident Havzi Nela.
Sot është një ditë që Edi Kristaq Xhelati mund të "varë" brenda vetes çnjerëzoren e neobllokmenit dhe të tregojë qoftë dhe për pak çaste një grimcë ndërgjegje të njeriut të qytetëruar, të dënojë krimin mizor të të atit të tij xhelat dhe të kërkojë ndjesë publike familjes dhe së paku botës së letrave për varjen me firmën e Ramiz Alisë dhe Kristaq Ramës, të poetit disident Havzi Nela.
Këto pak rreshta nuk i shkruaj për politikë, sepse Edi Rama sot ndjek rrugën e etërve mizor për një Shqipëri pa opozitë me liderët e opozitës dhe kundërshtarët politikë të arrestuar në burg dhe procese politike, por këto rreshta i shkruaj si një apel për ngadhënjimin e njeriut mbi antinjeriun!