Kreu i PD, Sali Berisha në fjalën e tij përpara protestuesve është shprehur se Edi Rama pasi ka vendosur të gjithë mekanizmat e asgjësimit të votës së lirë, ka krijuar propagandën e tmerrshme të mashtrimit të shqiptarëve, e cila ditë e natë, shndërrimin e krimit në votë dhe votës në krim, ua servir shqiptarëve si fitore elektorale
Fjala:
Miqtë e mi!
Pasi ka vendosur të gjithë mekanizmat e asgjësimit të votës së lirë, ka krijuar propagandën e tmerrshme të mashtrimit të shqiptarëve, e cila ditë e natë, shndërrimin e krimit në votë dhe votës në krim, ua servir shqiptarëve si fitore elektorale të Edi Ramës.
Propagandë e cila ndryshimin e qendrave të 1.3 milionë shqiptarëve dhe lënien e qindra mijërave prej tyre pa votuar, ua servir shqiptarëve si fitore të Edi Ramës.
Përdorimin e xhelatëve, e vrasësve serial për të terrorizuar zgjedhësit, ua servir shqiptarëve si fitore të Edi Ramës.
Mos u çudisni miq, sepse propaganda para kësaj, kasaphanën e luftës së klasave e servirte si kulmin e demokracisë.
Këta faqezinj, këta lakej të lidhur këmbë e xhep me diktaturën e bandave dhe krimit, mashtrojnë çdo orë, çdo ditë shqiptarët.
Këta janë raca më e shpifur, këta janë xhelatë të votës së lirë, njëlloj si Edi Rama sepse bëjnë avokaturën e shndërrimit të krimit në votë dhe votës në krim.
Këta bastardë pa moral u servirin shqiptarëve për votë, atë që është dhunë.
U servirin shqiptarëve për votë, atë që është blerje.
U servirin shqiptarëve për votë, atë që është produkt kriminal i shtetit elektoral.
Harrojnë këta mjeranë që mashtrojnë shqiptarët çdo ditë, ndonjëherë edhe me petkun e pseuopozitarit, krimtoavoketër të krimit elektoral.
Harrojnë se me qëndrimet e tyre, se me mashtrimet e tyre, janë shndërruar në vegla të verbërta të shkatërrimit të një kombi, i cili para syve tanë po tretet, po shkatërrohet, po braktis masivisht Shqipërinë.