Vasili: Nuk ka pushtet lokal, bashkitë janë kthyer në brigada elektorale patronazhiste

Diel, 11 August 2024 18:08
 

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili gjatë një interviste dhënë për Edicionin e Pasdites në SYRI TV, ka folur në lidhje me pushtetin lokal dhe bashkitë që janë të mbytura në borxhe.

Gjatë bisedës me moderatoren Armela Ferko, Vasili është shprehur se, bashkitë me Edi Ramën në qeveri, janë kthyer thjeshtë në brigada elektorale të mbushura me patronazhistë. 

‘Bashkitë u formatuan në vitin 2015 për të ofruar më shumë shërbime, për të marrë më shumë projekte. Por meqë afron më pak shërbime, ne kemi parë që është dyfishuar numri i të punësuarve.

Çdo bashki është kthyer në një brigadë elektorale me patronazhistë, të cilët kanë vetëm një detyrë, të marrin atë rrogën pa bërë asgjë dhe në kohë fushatash të lëshohen nëpër shtëpi, biznese me kërcënime dhe të shpërndajnë para dhe ato pisllëqet që shikojmë gjatë zgjedhjeve.

Interesi i Edi Ramës për të pasur një pushtet lokal funksionues është zero. Nuk ka as më të voglin interes për këtë çështje.

Për të ekziston fjala; qeveri do të thotë ai, qeveria është ai dhe çdo lek e çdo investim kalon nëpërmjet firmës së tij dhe sigurisht në funksion të saj merr mbrapsh një pjesë të madhe të luanit që i takon atij.

Këta i ka kthyer në marioneta dhe të marrin atë pjesë të vogël.

Bashkintë nuk kanë mundësi as të trajtojnë ujësjellës, as kanalet e kullimit, të ndërhyrjnë kur ka zjarre apo të ofrojnë shërbime për qytetarët.

Përveç patronazhistëve që nga 17-18 mijë në 2015 kur u bë reforma kanë vajtur në 36 mijë, pra u dyfishuan.

Fondi i pagave është rënduar me më shumë se 100 milionë euro, në vend që të kurseheshin 60 mln euro siç u pretendua kur u bë reforma.

Kjo është historia e pushtetit lokal të Edi Ramës’, tha Petrit Vasili në SYRI TV.

Login to post comments