Nis protesta e shqiptarëve të Luginës kundër diskriminimit nga Beogradi

Hënë, 12 August 2024 14:18
 

Ka nisuar protesta e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, kundër diskriminimit nga Beogradi.

Protesta ka nisur me himnin kombëtar.

Protestuesve u është bashkuar edhe deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi. 

Protesta po mbahet në Bujanoc.

Protesta ishte paralajmëruar nga Këshilli Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, siç është thënë për shkak të diskriminimit me pasivizimin e adresave nga Serbia.

Javë më parë, Komisioni Evropian dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë, shprehën shqetësimin për pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës nga autoritetet e Serbisë. Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme gjermane, kjo tendencë e Serbisë bie ndesh me obligimet që ka ky vend për respektimin e të drejtave të pakicave.

Sipas autoriteteve shqiptare në Luginë, deri më tni janë pasivizuar rreth 6.000 adresa në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Në regjistrimin e fundit të popullsisë në Serbi, kanë dalë rreth 62 mijë shqiptarë.

Login to post comments