Koordinatori Rajonal për Tiranën në PD, Klevis Balliu me anë të një deklarate për mediat ka reaguar në lidhje me vendimin e Edi Ramës që të mos i heqë Pëllumb Gjokës statusin e investitorit strategjik. Balliu tha gjatë deklaratës së tij, se Rama nuk ka lejuar as agjentët e BKH-së që futen në kryeministri dhe të marrin dokumentet që u duhen për hetimin ndaj Gjokës.
Deklarata e Klevis Balliut:
Shefi i drejtësisë së re Edi Rama kërkon të mbrojë deri në fund partnerin e pushtetit të vet, urdhëruesin e vresjeve, trafikantin Pëllumb Gjoka.
Sipas burimeve mediatike Rama refuzon t’i dorëzojë Byros kombëtare të hetimit dhe SPAK dosjen e Pëllumb Gjokës si investitor strategjik që e ka firmosur si të tille Edi Rama.
Jo vetëm kaq, por për ta çuar mbrojtjen e trafikantit Gjoka deri në fund, Edi Rama refuzon t’i heqë edhe statusin e investitorit strategjik. Vetëm në një narko-shtet trafikantët mund të licensohen si një investitor strategjik, vetëm një narko-kryeministër mund të firmosë për një porositës vrasjesh, që ky të lincensohet si investitor strategjik.
E në fakt në qoftë se nuk do të ishte për Prokurorin Belge, Pellumb Gjoka do të njihej sot si hero i zhvillimit të turizmit shqiptar, pavarësisht se e fitoi këtë status falë aktivitetit të tij kriminal, me dokumenta toke false dhe pa asnjë dëshmi për burimin e financimit prej 52 milionë eurosh, dhe Rama ishte ai që i dha nje pjesë të pyllit të Velipojës për të ndërtuar ‘Silver Sand’.
Në fakt një drejtësi e vërtetë sot duhet të hetonte Ramen që ka shpallur investitorë strategjikë kriminelë të këtij kalibri, por në narko-shtet nuk ka drejtësi. Narkoshtet drejtësia është një fjalë boshe që shërben për të mbrojtur krimet e krye-pushtetarit. Pushteti i Ramës është pushteti i Gjokave. Me Ramën kriminelët hyjnë në parlament, me Ramen kriminelët u bënë deputetë, u bënë drejtorë, me Ramën kriminelët u bënë investitorë strategjik dhe kështu u krijua narko-shteti.
Burimi i të gjitha aferave korruptive dhe mafioze ka një kokë, ka një emër dhe ai është Edi Rama, vetëm hetimi dhe arrestimi i narko-kryeministrit mund të godiste narko-shtetin që Shqiperia të shpetojë nga kthetrat e krimit të organizuar.
Partia Demokratike, u deklaron qytetarëve që ne nuk do të reshtim kurrë së përballuri me krimin e organizuar dhe ju garantojmë që njësoj si më parë do të çojmë pas hekurave çdo kriminel, çdo trafikant, çdo bandë. Lufta kundër krimit të organizuar për qeverinë e ardhshme të Parties Demokratike është një prioritet jetik për zhvillimin e vendit.
Faleminderit!