Rama sfidon BKH: Nuk u jep dosjen e Investitorit Strategjik, Pëllumb Gjoka

Tuesday, 13 August 2024 12:38
 
 

Nëse mendoni se e keni parë gjithçka nga teatrot e politikës shqiptare, prisni pak! Kryeministri ynë i dashur, Edi Rama, vendos ta shënojë emrin e tij në librat e historisë së absurdit me një akt të guximshëm: sfidimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) dhe të SPAK-ut. Dhe për çfarë, pyesni? Për të mos u dorëzuar dosjen e një “investitori strategjik”, që rezulton të jetë një trafikant dhe porositës vrasjesh me pagesë. Ja, kështu ruhet “ekonomia” strategjike e vendit!

Pëllumb Gjoka, ky kampion i “sipërmarrjes” kriminale, paska fituar statusin e investitorit strategjik nga qeveria me dokumente toke false dhe pa asnjë dëshmi për burimin e financimit prej 52 milionë euro. Dhe çfarë bën zoti Rama? E bën atë hero të zhvillimit të turizmit shqiptar, duke i dhënë një copëz të pyllit të Velipojës për të ndërtuar “Silver Sand”, një resort që, me sa duket, do të pranojë vetëm klientët më “strategjikë”.

Por mos mendoni se kryeministri ynë është një kukull në duart e kriminelëve. Jo, jo! Ai ka zgjedhur rrugën e tij. Në vend që t’i dorëzojë dokumentet që kërkojnë SPAK dhe BKH, Rama vendos të zbatojë politikën e tij të “mos na shqetësoni!” Madje, nuk mjaftohet me kaq; ai pengon edhe hyrjen e agjentëve të BKH në institucionet qeveritare, duke u thënë: “Këtu vetëm me urdhër të Ramës futeni!”

Përveçse nuk dorëzon dosjen, Rama, në mënyrë sfiduese, refuzon t’i heqë Gjokës statusin e investitorit strategjik, edhe pse ligji e detyron. Por, siç duket, kur bëhet fjalë për miq të tillë të rëndësishëm, ligjet janë për t’u shkelur, jo për t’u zbatuar.

Ndoshta, një ditë, shqiptarët do të kuptojnë se vendi i tyre po kthehet në një “Silver Sand” të krimit të organizuar, ku turistët do të shijojnë pamjet e bukura, ndërsa kriminelët shijojnë ligjet e deformuara. Deri atëherë, mos harroni: Rama nuk e zbaton ligjin, por ligji duhet të përkulet para Ramës!

Login to post comments